iPhone 6S do të sjellë shpejtësi më të lartë navigimi në ueb dhe përmirësim të jetëgjatësisë së baterisë

Publikuar më: 04-07-2015

xerxes-1708-033iPhone i ri i kompanisë Apple pritet të ofrojë një shpejtësi më të lartë navigimi në ueb si dhe një përmirësim të ndjeshëm të kohëzgjatjes së baterisë dhe të gjitha këto falë një komponenti të vetëm.

9to5Mac raporton se pajisja, e cila ka shumë mundësi të quhet iPhone 6S, do të jetë e pajisur me një cip të ndërtuar nga Qualcomm i emërtuar si MDM9635M. U mësua se ky cip u prezantua që në vitin 2013iPhone i ri i kompanisë Apple pritet të ofrojë një shpejtësi më të lartë navigimi në ueb si dhe një përmirësim të ndjeshëm të kohëzgjatjes së baterisë dhe të gjitha këto falë një komponenti të vetëm. por nuk filloi të prodhohej deri këtë vit. Ai është i aftë të dyfishojë shpejtësinë e shkarkimeve në 300Mbps nga 150Mbps që është aktualisht në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus. Për më tepër do të reduktojë konsumin e baterisë duke e bërë këtë iPhone më efikas se modelet parardhëse.

Fjalët që qarkullojnë së fundmi rreth iPhone 6S sugjerojnë se kjo pajisje do të lancohet gjatë muajve të vjeshtës të këtij viti, afërsisht në të njëjtën kohë me lancimin e iOS 9. Një raport i publikuar në muajin qershor tregoi se iPhone 6S do të ketë një dizajn të ngjashëm me iPhone 6 por mund të jetë pak më i trashë për të qënë mundësia e vendosjes së një baterie më të madhe.

Flitet se ky smartfon të do të vijë i pajisur me një procesor të ri të njohur si A9. Ditën e martë 9to5Mac publikoi disa imazhe që supozohen të jenë të iPhonit të ri. Nëse ato imazhe janë të sakta atëherë dihet që iPhone 6S do të ketë një dizajn identik me iPhone 6 apo 6 Plus. (PC World Albanian)

iPhone 6S do të sjellë shpejtësi më të lartë navigimi në ueb dhe përmirësim të jetëgjatësisë së baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)