iPhone 6S dhe 6S Plus: Proçesor më të shpejtë, kamër 12 megapiksel dhe prekje 3D

Publikuar më: 10-09-2015

 3857Modelet e reja Apple ngjasojnë së tepërmi me modelet e vitit të shkuar saqë është e vështirë të bëni dallimin por iPhone 6S dhe 6S Plus sjellin risinë e prekjes 3D. Një funksion përmes së cilit Apple kërkon të ndryshojë sesi ndërveprojnë konsumatorët me ekranet me prekje.

Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook tha se iPhone 6 është iPhone më i suksesshëm ndërtuar ndonjëherë. Nga ana tjetër, iPhone 6S me ekran 4.7 inç dhe iPhone 6S Plus me ekran 5.5 inç do të kenë ekrane me teknologjinë Force Touch që gjendet tek MacBook-ët e prezantuar në fillim të këtij viti.

Një prekje e lehtë mbi ekrani tani do shfaqë shkurtesa drejt funksionaliteteve të ndryshme të aplikacioneve që përdorni çdo ditë si Messages, Mail, Instagram e shumë të tjerë.

apple-3d-touch-100613290-large

Për shembull kur prekni lehtë mbi ikonën e aplikacionit të kamerës, një shkurtesë për realizimin e selfieve do të shfaqet. Gjithashtu edhe Facebook po përfiton nga avantazhet që të ofron Force Touch për të bërë “Check in” pa hapur aplikacionin direkt nga ekrani “Home” i iOS.

Brenda një aplikacioni, një prekje e lehtë mbi ekran do të shfaqë një pamje paraprake pa e hapur atë, si përshembull një e-mail apo foto. Madje mund të shikoni edhe paraqitje paraprake të lidhjeve në ueb pa i hapur ato.

Një kamër për epokën e selfieve

Sistemi i kamerave të iPhone po ballafaqohet me një transformim masiv që përfshin një kamër të pasme 12 megapiksel dhe një kamër frontale FaceTime 5 megapiksel. Kamera iSight 12 megapiksel është e aftë të realizojë video 4K.

Një nga funksionalitetet më të bukura të kamerës së re të iPhone janë foto live quajtur ndryshe “Live Photos”. Disa i krahasuan me fotot gif po që janë shumë më tepër. Kamera e iPhone do të kapë momente përpara realizimit dhe pas realizimit të fotos. Këto foto live mund ti përdorni si sfond të orën Apple Watch falë versionin të dytë të sistemit operativ WatchOS.

iphone-6s-and-6s-plus-changes-100613294-large

Detaje të rëndësishme

Ja një panoramë e plotë e asaj çfarë ka ndryshuar mes iPhone 6S dhe modelit të vitit të shkuar iPhone 6. Që të dyja modelet e reja janë të ndërtuara me serinë 7000 të aluminit të Apple. iPhone 6S dhe 6S Plus kanë xham edhe më të fortë. Janë të disponueshëm në katër ngjyra: flori në ngjyrë rozë, të florinjtë, të argjendtë dhe gri të hapët. Fuqizohen nga proçesori i ri Apple A9 i shoqëruar nga një proçesor tjetër të cilin Apple e quan “M9 motion coproccesor”.

4355

Të dy telefonët mund të porositen nga data 12 Shtator ndërsa në shitje vetëm më 25 Shtator 12 shtete: Britani, Australi, Canada Kinë, Francë, Gjermani, Hong Kong, Japoni, Zelandë të Re, Porto Riko dhe Singapore. Ky telefon më pas do të shtrijë disponueshmërinë e tij në 130 shtete dhe mbi 400 operatorë mobile.

iPhone 6S dhe 6S Plus ofrojnë mbështetje për LTE-Advanced deri në 300 Mbps dhe mbi 23 banda LTE. (PCWorld Albanian)

iPhone 6S dhe 6S Plus: Proçesor më të shpejtë, kamër 12 megapiksel dhe prekje 3D
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)