iPhone 6S dhe 6S Plus përmbajnë 2GB RAM

Publikuar më: 11-09-2015

3857Siç ndodh rëndom me prezantimet e modeleve të reja të iPhone nga Apple çdo vit, kompania hesht kur bëhet fjalë memorjen RAM të instaluar të produkteve të saja. Por skemi pse të presim më shumë falë bujarisë së një punojësi të Apple.

Në një diskutim në Reddit ai zbuloi se iPhone 6S dhe 6S Plus do të kenë 2GB RAM. Në fakt ky detaj qëndron në një linjë me informacionet e zbuluara më parë.

Pjesa tjetër e harduerit të Apple siç ju kemi vënë në dijeni janë: Proçesor Apple A9 64Bit me një kartë grafike të fuqishme, 90 % më e shpejtë se paraardhësi. Por detajet që karakterizojnë këto dy pjesë të harduerit ngelen mister.

Pak orë më parë mësuam se iPad Pro kishte 4GB RAM, informacion që vjen nga një postim promocional në një blog të Adobe. Kjo është memorja RAM më e lartë implementuar nga Apple ne një produkt të saj. (PCWorld Albanian)

iPhone 6S dhe 6S Plus përmbajnë 2GB RAM
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)