iPad Pro vs Surface Pro 3: Çfarë Apple kopjoi dhe çfarë ofron më shumë?

Publikuar më: 10-09-2015

ipad-pro-super-crop-100613284-large

Pas solli në treg një iPhone me ekran shumë më të madh se zakonisht prej 5.5 inç vitin e shkuar duke kopjuar nga Galaxy Note dhe Lumia 1520, këtë vit Apple vodhi një tjetër faqe nga katalogu i produkteve që ofron Microsoft. E kemi fjalën për iPad Pro, tableti i cili përveç lapsit Apple Pencil që ngjason me Surface Pen solli edhe një aksesor tjetër të ngjashëm: tastierën portative.

Tableti i ri i Apple do të jetë i disponueshëm nga me një kosto që fillon nga 799 dollar deri në 1079 dollar me memorje të brendshme që fillon nga 32 GB deri në 128 GB. Ngjashmëritë e iPad Pro me Surface Pro 3 janë të pa mohueshme.

apple-pencil-3-100613288-large

Përpara se të hyjmë në detaje të softuerit të dy tabletëve le të tregojmë një diferencë të madhe mes tyre: iPad Pro akoma ka platformën mobile iOS përkundër sistemit operativ të plotë desktop të Windows në Surface Pro.

Për shumë përdorues intensiv të kompjuterave kjo është një diferencë e madhe. Sa i përket lapsit Apple Pencil dhe tastierës, janë dy aksesorë që konsumatorët e Microsoft i kanë prej kohësh në përdorim.

Tastiera ka po të njëjtin stil bashkëngjitje me tabletin që ka edhe Surface Pro. Do tju kushtojë 169 dollar. Lapsi Apple Pencil kushton 99 dollar dhe ka madhësinë e një lapsi të zakonshëm.

ipad-pro-keyboard-100613286-large

Schiller tha se iPad Pro me lapsin ApplePencil funksionojnë së bashku kaq mirë saqë ky i fundit ka preçizionin e një pikseli të vetëm. Për të vertetuar këtë ai solli në skenë ekzekutivët e Microsoft për të treguar funksionalitetet e Office për iPad.

Çfarë bën më mirë iPad Pro?

E para ka ekran 12.9 inç përkundër ekranit 12 inç të Surface Pro. Apple nuk dha detaje rreth memorjes por Zëvendës Presidenti i Produkteve të Apple, Phil Schiller tha se ka një proçesor të fuqishëm 64Bit Apple A9X i cili ofron performancë e 80 % më të lartë se performanca e kompjuterave të shitur në 12 muajt e fundit. Ai shkoi më tej duke thënë se kishte grafika 90 % më të shpejta.

ipad-pro-summary-specs-100613283-large

Ekrani ka rezolucion më të lartë sesa ai i Surface Pro: 2732×2048 piksel ku Surface Pro ka rezolucion vetëm 2160×1440 piksel. Jetëgjatësia e baterisë është 10 orë në iPad Pro kundër 9 orëve që ofron Surface Pro. Madje Apple tregoi edhe punën me disa aplikacione njëherazi në ekran.

Për momentin, hardueri i iPad Pro është më superior sesa ai që gjendet tek Surface Pro 3. Por ndërsa Apple pretendon se ka ri-shpikur idenë e produktivitetit tek tabletët me iPad Pro, përdoruesit e Surface Pro 3 e dinë shumë mirë se ku e gjeti Apple këtë frymëzim. (PCWorld Albanian)

iPad Pro vs Surface Pro 3: Çfarë Apple kopjoi dhe çfarë ofron më shumë?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)