Harduer

iPad Pro “ngrin” gjatë ngarkimit të baterisë. Apple e konfirmon!

Nov 21 2015
0 Shpërndarje
iPad Pro “ngrin” gjatë ngarkimit të baterisë. Apple e konfirmon!

tim-cook-58Apple ka publikuar një dokument i cili tregon se kompania amerikane është e ndërgjegjshme për një problem në tabletin e ri 12.9 inç iPad Pro.

Tableti “ngrin” kur lidhet me një portë energjie për ngarkimin e baterisë dhe mund të sillet në gjëndje funksionale vetëm një rindezje të imponuar përmes butonëve. Për më shumë se një javë konsumatorët janë ankuar për këtë ndodhi.

Tani Apple e ka konfirmuar zyrtarisht se është në dijeni të këtij problemi dhe se po heton rreth tij. Për ata që nuk kanë dijeni për iPad Pro, u themi se ky tablet është ndërtuar krysisht për profesionistët dhe sipërmarrjet. Ekrani 12.9 inç ka përmasa shumë më të mëdha sesa modeli 9.7 inç.

Debutimi i Apple iPad Pro nuk ka rezultuar pa probleme. Në momentin që doli në shitje u raportuan probleme të furnizimit me lapsat Apple Pencil dhe tastierën, komponentë të cilët shiten veçmas dhe u prezantuan për herë të parë në Shtator.

Shitjet e Apple Pencil dhe tastierës fillojnë një muaj pas iPad Pro. Kjo do të thotë se konsumatorët nuk mund të shfrytëzojnë gjithë potencialin e tabletit që në momentin e blerjes duke shkaktuar jo pak zhgënjim. (PCWorld Albanian)

Tags >

iPad Pro
Lajmet e fundit>