iPad, në vend të parë në kënaqësinë e konsumatorëve

Publikuar më: 13-08-2012
iPad, në vend të parë në kënaqësinë e konsumatorëve

Kur vjen puna tek plotësimi i kënaqësive të konsumatorëve, iPad-it nuk ia kalon askush. Ai vazhdon të mbetet tableti më i pëlqyer në treg (edhe pse me pak diferencë kësaj here), duke lënë pas Kindle Fire.

Rezultatet vijnë nga një studim tregu i realizuar kohët e fundit nga comScore. Sondazhi zgjati tre muaj dhe përfshiu 6000 persona që zotërojnë tabletë.

Në përpjekje për të mësuar mbi zakonet dhe preferencat e tyre në përdorimin e tabletëve, rezultatet treguan se në një shkallë nga 1 tek 10, iPad kapte shifrat e 8.8 duke u renditur në vend të parë, edhe pse me rezultat të ngushtë me konkurrentin e Amazon-it i cili kapte shifrat e 8.7.

Kindle Fire, nga ana tjetër, kalon të gjithë tabletët e tjerë që përdorin Android. Këto të fundit kapnin mesatarisht shifrën 8.2.

Midis arsyeve kryesore të zgjedhjes së një iPad-i mbi konkurrentët e tjerë ishin aplikacionet për iOS si dhe marka Apple. Zotëruesit e Kindle Fire u shprehën se arsyeja kryesore e zgjedhjes së tyre ishte çmimi, më pas renditeshin aplikacionet. Kjo e fundit rezulton të jetë disi kontradiktore, duke marrë parasysh faktin se dyqani i Amazon-it ka më pak aplikacione në krahasim me Google Play.

Megjithatë, ka disa lloje që janë të disponueshme vetëm për Kindle Fire – ndoshta për këtë e kanë pasur fjalën konsumatorët.

Studimi nxorri në pah edhe disa përfundime mbi demografinë. Konsumatorët më të mëdhenj të iPad janë meshkujt (52.9%), Përdoruesit më të mëdhenj janë poashtu të rinjtë nëse krahassimi bëhet me moshë (44.5% nën moshën 35 vjeç) dhe ata që janë mirë nga gjendja ekonomike (46.3% me të ardhura mbi 100 000$ në vit).

Nga ana tjetër, rreth 56.6% e tabletit Kindle Fire ishin femra dhe vetëm 33.3% kishin të ardhura mbi 100 000$. (PCWorld Albanian)

iPad, në vend të parë në kënaqësinë e konsumatorëve
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)