Harduer

iPad Mini 4: Më shumë funksionalitete dhe më shumë fuqi

Aug 13 2015
0 Shpërndarje
iPad Mini 4: Më shumë funksionalitete dhe më shumë fuqi

ipad-heroiPad Mini do të ketë një harduer të mire ndryshe nga modelet e rifreskuara të gjeneratave të kaluara të cilët të vetmen risi kishin skanerin e shenjave të gishtërinjve, Touch ID.

Disa skedarë në shfletuesin SafariOS X El Capitan ofrojnë informacione kyçe sipas 9to5Mac. iPad Mini 4 do të jetë në gjëndje të hapë dy dritare shfletuesi njëherazi në ekran.

Bazuar në këtë ne mund të themi se iPad Mini 4 ka nevojë patjetër për një proçesor më të fuqishëm të paktën të jetë i ngjashëm me atë që ndodhet në iPad Air 2 dhe mundësisht edhe më shumë memorje RAM.

Apple kishte lajmëruar se funksionaliteti i ndarjes së ekranit përgjysëm nga dy dritare aktive njëkohësisht do të mbështetej plotësisht në iPad Air 2 i cila ka proçesor Apple A8X dhe 2 GB RAM. Për krahasim, aktualisht iPad Mini 3 ka një proçesor Apple A7 dhe 1 GB RAM.

Shumë u zhgënjyen vitin e shkuar për varfërinë në risi që karakterizuan këtë tablet. Megjithatë ky informacion na bën të mendojmë se tableti më i vogël i Apple nuk do të rezultojë jetëshkurtër. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>