iOS vs Android: Blini ekosistemin, jo harduerin

Publikuar më: 28-06-2015

apple-android-644x250

E dashuroni telefonin tuaj Android? Dëshironi të blini një tablet? A ju thonë të gjithë se iPad është tableti më i mirë? Por akoma ka më shumë kuptim që ju të blini një tablet Android?

Arsyeja nuk është një besnikëri emocionale. Apple dhe Google kanë kohë që luftojnë së bashku që të jetë botën juaj mobile e preferuar, një betejë që nuk ka ngjallur pak fanatizëm tek përdoruesit. Në fakt dy sistemet operativ rivale janë kaq të ngjashëm saqë debati Apple vs Android është pa sens.

Por ajo që mendojmë ne se ka më shumë rëndësi është softueri më shumë sesa hardueri. Madje nganjëherë i pari mund të tejkalojë të dytin.

Ju nuk doni të paguani dyherë për Aplikacionet, Filmat dhe Librat

Një sistem operativ e bëjnë të mirë aplikacionet të cilat janë të disponueshme. Nëse ju dëshironi cilësi, shpesh herë do tju duhet të paguani për aplikacionet. Aplikacionet Premium ja vlejnë për disa arsye përfshi edhe faktin se nuk përmbajnë reklama.

Apple-vs-android-buy-ecosystem-not-phone-tablet-device-apps-money

Gjithsesi, nëse blini një aplikacion Android, kjo nuk do të thotë se po i njëjti aplikacione do të jetë falas në iOS. Dyqanet e aplikacioneve të platformave respektive janë terësisht të ndryshme. Prandaj përpara se të blini një tablet iOS duke pasur në përdorim një smartfon Android, mendojuni dyherë.

Ju mund të përdorni kabllot e njëjta për çdo paisje

iPhone dhe iPad ka një portë “Lighting”, një konektor ndërtuar nga vetë Apple. Një pjesë e madhe e telefonëve Android shfrytëzojnë portat standarte micro USB. Kjo do të thotë se nuk mund të përdorni kabllot për portat “Lightning” të Apple për një telefon apo tablet Android dhe e anasjellta.

Apple-vs-android-buy-ecosystem-not-phone-tablet-device-cables

E njëjta gjë vlen edhe për akesorët. Një dock iPod, iPhone dhe iPad nuk do të funksionojë me telefonët dhe tabletët Android. Në fakt edhe tek paisjet për dëgjimin e muzikës ka ndryshim në standartet wireless.

Ju mund të sinkronizoni të dhënat lehtësisht

Google dhe Apple po shpenzojnë goxha në shërbimet cloud. Aktualisht një betejë mes iCloud dhe Google Drive po ndodh. Por kjo betejë bëhet edhe më e rëndësishme kur është fjala për sinkronizimin e kontakteve dhe mesazheve.

Apple-vs-android-buy-ecosystem-not-phone-tablet-device-cloud-sync

E thënë ndryshe ju mund të aksesoni iCloud në Android ndërsa ekziston një aplikacion Google Drive në iOS, por këto shërbimet ofrojnë më të mirën kur janë të integruar me platformat respektive të Apple dhe Android.

Dini si të përdorni platformat

Por e gjithë historia nuk është e aplikacioneve. Sa më shumë që të përdorni sistemin operativ, aq më lehtë dini ta menaxhoni në mënyrë efikase. Ndërsa punoni me Android ose iOS, truri juaj më shumë do të mësojë funksionalitetet dhe ekzekutivmin e detyrave më lehtë e më shpejt. Ndryshimi i sistemit operativ do të thotë hapa prapa.

Apple-vs-android-buy-ecosystem-not-phone-tablet-device-troubleshoot

Një tjetër e mirë është se kur gjërat nuk shkojnë mirë do të dini si ti rregulloni. Për shembull nëse jeni “rritur” me Windows e dini se komanda CTRL+ALT+DEL zgjidh problemet kurdo që shfaqen. Por a dini ndonjë zgjidhje kur përballeni me probleme në MAC? Bëni mirë të kërkoni në Google.

Po Windows-i?

Kur bëhet fjalë për dy gjigandët e sistemeve operativ, padyshim që më e mira është të ngeleni me një platformë në të gjitha paisje. Por a do të ndryshojë kjo me Windows 10-tën? A do të luajë rol sistemi operativ desktop në vendimin tuaj për të blerë një telefon iOS, Android apo Windows ? (PCWorld Albanian)

iOS vs Android: Blini ekosistemin, jo harduerin
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)