iOS 9 mund të fshijë përkohësisht aplikacionet tuaja për të liruar hapësirë për përditësimet e softuerit

Publikuar më: 24-06-2015

ios9-apple-leak

Në Konferencën Botërore të Zhvilluesve, Craig Federighi i Apple krenar dha lajmin se instalimi i softuerit të ri iOS 9 do të kërkonte një hapsirë vetëm 1.3GB në iPhone apo iPad. Padyshim ky është një përmirësim i dobishëm.

Por kompania ka vendosur t’jua bëjë më të thjeshtë se kaq testuesve të iOS 9. Ashtu sic raportohet në 9to5Mac, sistemi operativ nëse e sheh të nevojshme mund të fshijë përkohësisht disa aplikacione në iPhone, nëse nuk gjen hapsirë të nevojshme për instalim.

Ky proçes është plotësisht automatik dhe sapo versioni i ri i iOS 9 të jetë instaluar, sistemi operativ do të riinstalojë dhe aplikacionet e fshira përkohësisht. Me anë të kësaj risie, zhvilluesit kanë gjetur një mënyrë për të ‘dobësuar’ në kapacitet aplikacionet e tyre duke e bërë kështu më të lehtë instalimin e softuerit të ri pa qënë nevoja për fshirjen e përmbajtjeve të tyre si foto, video, etj. (PC World Albanian)

iOS 9 mund të fshijë përkohësisht aplikacionet tuaja për të liruar hapësirë për përditësimet e softuerit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)