iOS 9 do të sjellë një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë së baterisë

Publikuar më: 27-06-2015

ios9-100590052-large

Teknologjia në ditët e sotme ka avancuar aq shumë sa që ne duam të kemi cdo gjë të mundshme në smartfonat tanë, duke filluar që nga komunikimi, lojrat, muzika, interneti, kujdesi ndaj shëndetit e shumë e shumë të tjera. Por të gjitha këto funksione kërkojnë një konsum relativisht të madh të baterisë standartet e së cilës kanë bërë përmirsime të vogla në krahasim me performancën dhe RAM-in në telefona. Kështu përdoruesit nuk janë aspak të kënaqur nga kohëzgjatja e baterisë së tyre.

iOS 9, versioni i ardhshëm i sistemit operativ të kompanisë Apple, përpiqet ta ndryshojë këtë gjë duke ulur konsumin e baterisë në iPhona. Kjo do të ndodhë në sajë të gjëndjes Low Power. Me anë të kësaj vegle përdoruesi mund të zgjedhë nëse do të ruajë maksimalisht konsumin e baterisë së iPhonit të tij apo jo. Nëse aktivizoni Low Power, atëherë iOS 9 do të mbyllë automatikisht aktivitetin i cili është duke punuar në sfond dhe do të reduktojë performancën. Sipas testime aktivizimi i Low Power do të sjellë një reduktim me mesatarisht 40% të konsumi të baterisë.

Një mënyrë tepër e përdorshem deri më sot përsa i përket rritjes së kohëzgjatjes dhe baterisë është fikja e Bluetooth-it dhe Wi-Fi dhe ulja në minimum e ndricimit. Përvec kësaj zakonisht përdoruesit fikin dhe Cellular Data. Maksimumi i maksimumit arrin deri në vendosjen e telefonit në Airplane Mode. Por Low Power nuk pretendon të aplikojë të njëjtat gjëra. Sipas MacRumors, Low Power ul shpejtësinë e CPU-së së iPhonit, nuk rifrekson emailin apo aplikacionet në sfond, ç’aktivizon efektet e lëvizjes dhe sfondet e animuara.

Do ishte shumë mirë që Apple ta shoqëronte Low Power me një grafik në mënyrë që përdoruesi të ketë më shumë informacion se në çfarë gjëndje është smartfoni i tij. Një ide e mirë do të ishte që të lihet në dorën e përdoruesit ç’aktivizimi i detyrave apo aplikacione të telefonit, kështu ai nuk do të humbiste informacionet e rëndësishme për të. (PC World Albanian)

iOS 9 do të sjellë një reduktim të ndjeshëm të konsumit të energjisë së baterisë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)