iOS 9: A do të jetë i disponueshëm për smartfonin apo tabletin tuaj Apple?

Publikuar më: 09-06-2015

2015-06-0820-54-52

Siç pritej, Apple njoftoi të bënte të disponueshëm sistemin operativ mobil iOS 9 nga fundi i këtij viti. Por ajo që po shqetson përdoruesit është nëse ky version i platformës mobile do të jetë i disponueshëm edhe për paisejt e tyre Apple.

Në fakt është e lehtë të përcaktohet që tani nëse iPad-i, iPhone apo iPod juaj mund të pranojë iOS 9. Nëse smartfoni apo tableti juaj Apple tashmë ka iOS 8 edhe iOS 9 do të funksionojë më së miri.

Por duke pasur parasysh kërkesën e lartë për hapësirë të dhënash prej 6.9 GB nga iOS 8 disa përdorues kanë ngelur pa të. Por që Apple ka lajme të mira për iOS 9 sepse do të ketë një kërkese prej 1.3 GB më pak sesa iOS 8 në këtë aspekt. Mëposhtë kemi listuar disa nga paisjet e përshtatshme me iOS 9:

iPad 2
iPad 3
iPad 4
iPad Air
iPad Air 2
iPad Mini
iPad Mini 2
iPad Mini 3

iPhone 4S
iPhone 5
iPhone 5C
iPhone 5S
iPhone 6
iPhone 6 Plus

iPod Touch Gjenerata e 5-të

Nëse e keni hedhur tutje paisjen tuaj e cila nuk mund të pranonte iOS 8, mund të jetë një ide e mirë ta rikuperonit përsëri kjo falë iOS 9.

iOS 9: A do të jetë i disponueshëm për smartfonin apo tabletin tuaj Apple?
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)