iOS 9.3 është më stabil se Android Marshmallow 6.0 shkruan raporti i Apteligent

Publikuar më: 31-03-2016

LV1A0038-w782E dimë që ky artikull nuk duhet tu shërbejë si ngushëllim atyre përdoruesve që vuajtën nga problemet e iOS 9.3 por sipas një firme analitike, Apteligent, versioni më i fundi i platformës ka një normë dështimi vetëm 2.2 % të rasteve.

Kjo shifër është më e ulëta krahasuar me versionet e kaluara të iOS. Interesant është grafiku i paraqitur më poshtë i cili tregon se iOS 8, 9, 9.1 dhe 9.3 patën një normë më të lartë dështimi sesa zakonisht dhe kjo si rezultat i publikimit të versionit problematik të iOS 9.3. Megjithatë situata u normalizua siç e paraqet edhe grafiku.

2016-03-3112-19-07Do të suprizoheshit nëse mësoni se iOS 9.3 është më stabil sesa platforma rivale e Google, Android Marshmallow 6.0 i cili aktualisht qëndron në 2.6 %. Dhe kjo është fantastike po të imagjinosh problemet që ndoqën iOS 9.3 duke filluar nga ato të aktivizimit gjer tek pamundësia për të klikuar lidhjet brenda aplikacioneve Safari, Mail dhe Messages. (PCWorld Albanain)

iOS 9.3 është më stabil se Android Marshmallow 6.0 shkruan raporti i Apteligent
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)