iOS 9.2.1 është përditësimi që kanë pritur përdoruesit e iPhone 4S/5

Publikuar më: 21-01-2016

iphone-4sMe çdo version të ri të iOS, vinë edhe funksionalitete të reja duke stresuar akoma më tej harduerët e vjetër të Apple. Si rezultat një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve hezitojnë të kalojnë në versione më të fundit të platformës me frikën e paisjet e tyre do të ballafaqohen me probleme të performancës.

Sigurisht që kjo e ka një kosto, atë të sakrifikimit të përditësimeve të sigurisë kritike për platformën. Por ne besojmë se iOS 9.2.1 është përditësimi që përdoruesit e një iPhone dhe iPad kanë pritur.

Aktualisht vetëm 19 % e paisjeve iOS posedojnë versionin 8 të platformës. Sipas një video publikuar nga iAppleBytes, telefonët e vjetër si iPhone 4S do të përfitonin goxha në aspektin e performancës nëse kalojnë në iOS 9.2.1.

Në video janë paraqitur dy modele iPhone 4S, njëri me iOS 8.4.1 dhe tjetri me iOS 9.2.1. Gjatë ndezjes, iPhone 4S me iOS 9 me të vërtetë është më i ngadaltë por pjesa tjetër e videos është për tu harruar për homologun e iOS 8. (PCWorld Albanian)

iOS 9.2.1 është përditësimi që kanë pritur përdoruesit e iPhone 4S/5
2 votes, 3.00 avg. rating (68% score)