iOS 10 probleme në iPhone dhe iPad, Apple raporton një numër të kufizuar të prekurish

Publikuar më: 14-09-2016

_91052305_gettyimages-455677430Ankesat e përdoruesve të iPhone dhe iPad të cilët përditësuan në iOS 10 orët e para mbushën rrjetet sociale ditën e djeshme. Diskutimet e tyre u bënë një trend pavarësisht se Apple raporton që vetëm një numër i kufizuar përdoruesish kanë pasur probleme pas përditësimit.

Apple thotë se e ka zgjidhur problemin e cili po “thyente” paisjet e telefonëve ndërsa përditësonin në versionin më të fundit të sistemit operativ. Thyerje është një term për të përshkruar një paisje e cila është bërë e papërdorshme si rezultat i një dështimi të harduerit apo softuerit.

Nuk vonoi edhe kërkimi i faljes nga Apple për përdoruesit e prekur. “Përjetuam një problem me procesin e përditësimit të softuerit ku u prekën një numër i vogël përdoruesisht gjatë orëve të para të disponueshmërisë,” u shpreh një zëdhënës i Apple.

“Problemi është zgjidhur se u kërkojmë falje konsumatorëve tanë. Të gjithë të prekurit duhet të lidhin telefonin me iTunes në desktop për të përfunduar përditësimin ose të kontaktojnë AppleCare,” vijonte Apple.

iOS 10 erdhi vetëm një javë nga prezantimi i iPhone 7. Nuk është hera e parë që Apple ka përjetuar probleme të ngjashme gjatë përditësimeve madhore. Në 2011-tën iOS 5 ishte pothuajse e pashkarkueshme në ditët e para si rezultat i kërkesës së lartë. Gjatë muajit Shkurt të këtij viti Apple u kritikua pasi përditësimi në iOS 9 filloi të shndërronte telefonët në të papërdorshëm. (PCWorld Albanian)

iOS 10 probleme në iPhone dhe iPad, Apple raporton një numër të kufizuar të prekurish
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)