iOS 10.1 do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e aplikacioneve 32Bit në performancë

Publikuar më: 07-10-2016

peggle-800x450Gjatë fazës beta të testimit të iOS 10-tës, Apple shtoi një mesazh paralajmërimi për përdoruesit të cilët shkarkonin aplikacionet e vjetra 32bit të cilat kompromentonin performancën e sistemit.

Kjo veçori nuk ja arriti të versionin e parë zyrtar të iOS 10 që u dorëzua tek publiku. Por duke filluar me iOS 10.1, Apple do të rikthejë mesazhin paralajmërues i cili do të largojë prëdoruesit nga aplikacionet të cilat nuk janë përgjigjur kërkesës së Google për të kaluar në 64Bit.

Tani e tutje, siç e shikoni në imazhin mëposhtë, Apple do të lajmërojë përdoruesit jo vetëm që aplikacioni është 32bit por me alarmin se mund të ngadalësojë telefonin. Që nga 2013-ra Apple u kërkonte zhvilluesve që të aplikonin arkitekturën 64Bit për iPhone 5S, telefon i cili ishte i pari me procesor 64Bit.

Nga data 1 Shkurt 2015, kjo kërkesë u bë obligim për të gjithë lloje e aplikacioneve aktuale por edhe të reja. Aplikacionet të cilat shfaqin mesazhin e paralajmërimit të Apple do të thotë se nuk janë përditësuar që prej 1 viti e gjysëm. (PCWorld Albanian)

iOS 10.1 do të paralajmërojë përdoruesit e iPhone për impaktin e aplikacioneve 32Bit në performancë
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)