iOS 10.1 sjell modalitetin “Portret” për kamerën e iPhone 7 Plus

Publikuar më: 25-10-2016

3779Modaliteti “Portret” mund të jetë veçoria më e mirë që mund të ketë kamera e iPhone 7 Plus dhe gjer më sot ka qenë e disponueshme vetëm për versionet beta të iOS.

Por sot kjo ka ndryshuar se Apple lançoi versionin 10.1 të iOS së bashku me këtë veçori.

Ky modalitet është i mundur falë kamerës së dyfishtë të iPhone 7 Plus e cila rrit sasinë e mjegullisë në sfond për të nxjerrë një pah një objekt apo fytyrën e nj personi diçka e cila realizohet lehtësisht me një kamër DSLR.

Kjo funksionon vetëm në iPhone 7 Plus. Çdo iPhone tjetër, përfshi edhe iPhone 7-tën janë të pafat. Kjo është e gjitha që kemi mësuar rreth këtij përditësimi megjithëse një sërë rregullime gabimesh duhet të jenë përpunuar në sfond. (PCWorld Albanian)

iOS 10.1 sjell modalitetin “Portret” për kamerën e iPhone 7 Plus
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)