Lajmet

Interneti po përballet me një botnet Linux i cili gjeneron sulme DDoS me kapacitet mbi 150 Gbps

Sep 30 2015
0 Shpërndarje
Interneti po përballet me një botnet Linux i cili gjeneron sulme DDoS me kapacitet mbi 150 Gbps

angry-linux-100535581-large

Një botnet Linux është bërë kaq i fuqishëm saqë mund të gjenerojë sulme DDoS me bandwidth mbi 150 Gbps. Kjo shifër është shumë më e lartë se ç’mund të përmbajë infrastruktura e një kompanie.

Malueri që fshihet pas këtij botnet-i quhet XOR DDoS dhe hera e parë që u zbulua ishte Shtatori i vitit të shkuar. Sulmuesit kanë arritur ta instalojnë në kompjutera Linux madje edhe router-a të ndryshëm.

Një ekip ekspertësh nga Akamai Technologies e kanë vëzhguar për një kohë të gjatë këtë maluer dhe sulmet që vinë nga botnet-i të cilët kanë madhësinë nga disa gigabit për sekond deri në mbi 150 Gbps.

Ky botnet aktualisht po shfryëzohet për të sulmuar mbi 20 objektiva në ditë dhe 90 % e tyre gjenden në Azi. Objektivat e shënjestruara janë kryesisht nga industria e lojërave online dhe institucionet e edukimit.

XOR DDoS është një nga disa maulerë të frikshëm që qendër e sulmit të tyre janë sistemet Linux. Muajt e fundit sulmet në Linux po bëhen një trend, sulme të cilat kryesisht po përdoren për të realizuar sulme DDoS. Router-at e vjetër janë edhe hallka më e dobët e rrjeteve dhe e kaluara ka provuar që të jenë edhe shkaktarët e katastrofave të sigurisë kibernitike. (PCWorld Albanian)

Tags >

Linux
Lajmet e fundit>