Interneti mobil tejkalon për herë të parë atë desktop, shënon 51.2% të trafikut global

Publikuar më: 01-11-2016

safari-iosNumri i përdoruesve që qasen në internet nga paisjet mobile ka kaluar për herë parë numrin e atyre që qasen nga një paisje desktop tha firma e shquar e monitorimit të internetit StatCounter.

Trafiku i kombinuar nga paisjet mobile dhe tabletët përbën 51.2% të trafikut global duke zbritur në vendin e dytë trafikun e gjeneruar nga desktopët me 48.7% për herë të parë që kur StatCounter ka filluar të analizojë përdorimin e internetit.

Ky është një moment historik për internetin dhe do të thotë shumë për kompanitë të cilat kanë injoruar prej kohësh konsumatorët mobil sepse ky trend me shumë gjasa nuk ka për të ndryshuar.

Një fakt interesant është se qasja në internet nga një paisje mobile dominon në vendet në zhvillim me mbi 75% të trafikut. Që nga muaji Maj Google tha se paisjet mobile janë “kërkuesit” më të mëdhenj në motorin e kërkimit. (PCWorld Albanian)

Interneti mobil tejkalon për herë të parë atë desktop, shënon 51.2% të trafikut global
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)