Interneti me kapacitet terabit në fibrat optike një hap më afër realitetit

Publikuar më: 20-09-2016

download-1Prej vitesh hulumtuesit kanë publikuar testimet e tyre të transmetimit me kapacitete terabit në fibrat optike. Megjithatë asnjë prej tyre nuk u realizua në kushte praktike.

Nokia Bells, Deutsche Telekom dhe Universiteti Teknik i Mynihut bashkuan forcat për të rrëzuar këtë mit ditën e Hëne kur testuan shpejtësi interneti 1 terabit për sekond në kushte reale me nivele të ndryshme trafiku.

Sekreti fshihej në një teknikë të re modulimi. Në vend që të shfrytëzohen të gjitha pikat e transmetimit në të njëjtën mënyrë, teknika e re shfrytëzon vetëm pikat me amplitudë të ulët, pikërisht ato të cilat ndikohen më pak nga zhurmat.

Si rezultat transmetimi shkon deri në 30% më tutje dhe është kaq efektiv saqë ekipi testues pothuajse arriti shpejtësitë teorike të një fibre optike.

Kjo teknologji e re do të vonojë gjer në implementimin komercial për shkak të hendekut të gjërë mes testimeve dhe shpejtësive aktuale të transmetimit. Momenti ideal i implementimit do të ishte së bashku me teknologjinë celulare 5G. (PCWorld Albanian)

Interneti me kapacitet terabit në fibrat optike një hap më afër realitetit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)