Interneti ende ngelet një alternativë e paprekshme për shumicën e personave me aftësi të kufizuara

Publikuar më: 30-06-2015

5100

Numri i personave me aftësitë të kufizuara apo me probleme të lindura po rritet në ditët e sotme me shifra shqetësuese. Ata më shumë se cdokush tjetër kanë nevojë për mbështetje nga të tjerët në mënyrë që mos të ndihen diferentë por shpesh herë ata lihen pas dore duke u futur në një gjëndje të thellë depresioni. Këtu hyn në skenë interneti dhe bota online, si një mjedis ku personat me aftësi të kufizuar mund ta përdorin për të komunikuar, argëtuar dhe mbi të gjithë për të zhvilluar.

Për të folur më shumë rreth ndikimit të internetit të botën e këtyre personave, ja vlen të përmendim rastin e Elainës 50 vjecare e cila përfshihet nga një gjëndje depresioni dhe ankthi. Psikiatria e saj i sugjeroi asaj të mësonte të navigonte në internet duke pasur kështu mundësi komunikimi me të afërmit e saj. Në këtë mënyrë ajo nuk do të ndihej më e izoluar. Elaina e dëgjoi këshillën e saj dhe u bë pjesë e një kursi të Cambridge Online ku filloi të mësonte kompjuterin duke filluar që nga pika 0. Shumë shpejt ajo mësoi se si të shkëmbente emaile, të përdorte një motorr kërkimi, të ruante foto e të krijonte karta urimi për të afërmit e saj. Familja e saj jetonte në një tjetër shtet, ndaj Elaina e përkufizoi aksesin në internet si një portë drejt një jete të re.

Për plot 20 vjet me radhë Cambridge Online ka ofruar kurse online falas për personat me aftësi të kufizuara. Cdo vitë në këto kurse marrin pjesë 300 persona të cilët kanë dëshirën e madhe dhe guximin për të ecur përpara pavarësisht kufizime të tyre. Ndërkohë në qendrën Cambridge janë të vendosur 10 kompjutera të përshtatur, me ekrane me prekje apo me tastjera alternative. Por gjithsesi ende përdorimi i kompjuterit shihet si një mundësi e paprekshme nga pjesa më e madhe e personave me aftësi të kufizuara. Sipas Office for National Statistics në muajin maj 2015 rezultoi se 27% e të rriturve me aftësi të kufizuar nuk kanë përdorur kurrë një kompjuter. Faktorët që mund të ndikojnë në këtë përqindje të ulët janë mosha, të ardhurat, vet aftësitë e kufizuara të tyre.

Extra Cost Commision një organizatë bamirësie zhvilloi një studim të gjatë për të përcaktuar kostot ekstra të internetit tek personat me aftësi të kufizuara. Kjo kosto shkonte në 550$ ose më shumë cdo muaj, me të vërtetë e lartë. Extra Cost Commision sugjeroi se këta persona mund të shkurtojnë koston e mësimit të kompjuterit, duke përdorur metoda të mësuari më ekonomike online. Megjithatë një pjesë e madhe të këtyre individëve nuk kanë akses online për shkak të vështirësive në trajnim, kostove e pajisjve shtesë dhe aksesibiliteti i përmbajtjeve.

Personat me probleme në shikim janë ata më të kufizuarit pasi ata duhet të përdorin një softuer të vecantë të quajtur VoiceOver. Por pavarësisht kësaj janë ata që më shumë se të tjerët ju sugjerojnë të tjerëve të fillojnë të mësojnë internetin pasi kjo përbën një eksperiencë tepër pozitive për gjithsecilin prej tyre. Është më e lehtë për ta të kryejnë blerjet online se sa të vërdallisen nëpër supermarket e rrugë ku rreziku mund të jetë më i madh. Ndërkohë ata që vuajnë nga sëmundja e Parkinsonit shprehen indiferentë ndaj përdorimit të internetit, kjo dhe për shkak se trajinimi i tyre kërkon një punë të madhe.

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po përpiqet ti japë një dorë personave me aftësi të kufizuara. Një zëdhënës i kabinetit deklaroi se uebfaqet e gov.uk ofrojnë mbështetje për tu aksesuar me anë të veglave të vecanta por një pjesë shumë e vogël e këtyre personave gjenden online. Ja përse qeveria ka ofruar një lloj asistente virtuale. Megjithatë shtetet e tjera janë shumë larg ofrimit të mundësive të tilla ndaj do duhet akoma më shumë kohë që përdoruesit me aftësi të kufizuara të kenë akses të plotë online. (PC World Albanian)

Interneti ende ngelet një alternativë e paprekshme për shumicën e personave me aftësi të kufizuara
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)