Internet Explorer dhe Firefox humbasin terren. Chrome nuk di të ndalet

Publikuar më: 02-05-2015

chrome_logo-780x448

Gjatë muajit Prill morën vesh emërtimin zyrtar të pasardhësit së Internet Explorer në Windows 10 Microsoft Edge, u publikua versioni 42 i shfletuesit Chrome dhe Firefox 37. Shfletuesi Chrome tashmë ka kaluar 25 % të tregut. Firma analitike pasi zbuloi statistikat për tregun e sistemeve operative tashmë erdhi radha e shfletuesve.

Ja sesi ka ndryshuar tregut i shfletuesve për periudhën Mars – Prill:

    –  Internet Explorer ra me 0.71 pikë përqindjeje në 55.83 %
    –  Chrome fitoi 0.69 pikë përqindjeje në 25.68 %
    –  Firefox ra me 0.19 pikë përqindjeje në 11.70 %
    –  Safari fitoi 0.12 pikë përqindjeje në 5.12 %
    –  Opera fitoi 0.05 pikë përqindjeje në 0.48 %

chrome_market_share_april_2015

Po të hyjmë më në detaje të tregut të Internet Explorer atëherë zbulojmë lajme të mira: Versioni më i fundit IE 11 u rrit me 0.82 % duke shkuar në 25 %. IE 10 dhe IE9 ranë me 0.17 dhe 0.21 pikë përqindjeje respektivisht. Ndërsa IE8 pati rënien më të madhe me 1.26 %.

ie_market_share_april_2015

Nga ana tjetër Firefox po përjeton periudhën më të keqe të muajve të fundit. Shfletuesi ra në 11.8 % në muajin Shkurt e tani gjendet edhe më poshtë. Për më shumë detaje ju ftojmë të ndiqni figurat e paraqitura. (PCWorld Albanian)

Internet Explorer dhe Firefox humbasin terren. Chrome nuk di të ndalet
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)