IDC: Samsung ka shitur më shumë telefonë sesa Apple dhe Huawei së bashku

Publikuar më: 29-10-2015

samsung-galaxy-alpha-3Globalisht shitjet e telefonëve shënuan për herë të dytë nivelin më të lartë brenda një tremujori. Vetëm tre mujorin e fundit janë shitur 355.2 milion telefonë inteligjentë sipas të dhënave që vinë nga International Data Group.

Krahasuar me një vit më parë kemi të bëjmë me rritje prej 6.8 %. Megjithatë shitjet e telefonëve për tremujorin e fundit rezultuan poshtë parashikimeve të IDC për 363.8 milion njësi.

“Ofertat nga prodhuesit po rezultojnë unike aktualisht në treg kjo fal ndërgjegjësimit të konsumatorëve edhe ndaj produkteve të tjera alternative,” tha drejtori programit analitik pranë IDC-së Ryan Reith.

Tre mujori i fundit flet i gjithi për telefonët e parametrave të lartë. Konkurrenca e fortë mes prodhuesve solli risi në funksionalitete por edhe dizajn. Çdo gjë po bëhet me interesante ndërsa prodhuesit e tjerë tentojnë të rivalizojnë Samsung dhe Apple.

Samsung edhe njëherë tjetër ngelet lideri në tregun global të telefonëve inteligjente me 84.5 milion njësi të shitura me rritje prej 6.1 % krahasuar me një vit më parë. Gjigandi korean i përqendroi të gjitha forcat në ndërtimin e smartfonëve premium dhe këtë e dëshmojnë më së miri Galaxy S6 Edge+ dhe Note 5.  Fitime kompanisë i sollën edhe telefonët 200 dollarësh si Galaxy Core, Galaxy Grand Prime dhe seritë J.

idc_smartphones_q3_2015

Apple këtë Shtator theu një tjetër rekord shitjesh. Në vetëm tre ditë shiti 13 milion iPhone 6S dhe 6S Plus. Përgjatë këtij tremujori janë shitur 48 milion njësi nga kompania në fjalë. Faktor i rëndësishëm në shitjet e larta padyshimin ishte prezantimi i linjës S së bashku me risitë si Force Touch, kamëra 12 megapiksel dhe proçesorët më të shpejtë.

Huawei shiti 26.5 milion njësi këtë tre mujor. Po ta krahasojmë me një vit më parë kemi të bëjmë me një rritje të paprecedent prej 60.9 %. Fokusi i prodhuesit kinez kanë qenë telefonë e rangut mesatarë dhe ato të lartë. Mund të përmendim Honor 6 Plus dhe Ascend P8 të cilët kontribuan së shumti në këtë rritje të Huawei.

Lenovo gjithashë tu vijoi të luftonte në betejën e prodhuesve kryesore të telefonëve inteligjente tani me asetin e ri: Motorola. Në tre mujorin e fundit shitjet e kombinuara të Lenovo dhe Motorola arritën shifrën e 18.8 milion njësive, një rritje prej 11.1 % krahasuar me një vit më parë. Tregjet ku është fokusuar më së shumti janë Lindja e Mesme, Afrika, Europa Qëndrore dhe Lindore.

Xiaomi shiti 18.3 milion telefonë inteligjente në tre mujorin e fundit të 2015-tës. Në total kompania ka shitur 52.1 milion. Disa tregjet ku Xiaomi po hsënon sukses janë Azia Juglindore, India, Brazili dhe Kina. (PCWorld Albanian)

IDC: Samsung ka shitur më shumë telefonë sesa Apple dhe Huawei së bashku
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)