Inteligjenca artificiale TensorFlow e Google shënon një efikasitet rekord 93.9 %

Publikuar më: 26-09-2016

maxresdefaultGoogle Photos përdor një version të kufizuar të algoritmit i cili identifikon objektet në foto që përmbajnë mace, qen, ushqim, ose njerëz specifik. Megjithatë, gjiganti i kërkimit nuk ka reshtur së zhvilluari aftësi më të avancuara njohjes së elementëve përbërës të fotove. Sot ato kanë publikuar progresin e tyre të zhvillimin.

Google Reseatch Blog raporton se ekipi i Google Brain AI i titrimit të imazheve ka arritur një efikasitet prej 93.9 përqind. Rezultatet e tyre në 2014 me Inveption V1 arritën një efikasitet prej 89.6 përqind.

google-ai-photo-caption-improvements-840x398

Imazhet e paraqitura demonstrojnë përmirësimet që nga 2014. Sistemi jo vetëm është më i mirë në identifikimin e objekteve, por gjithashtu është më i mirë në përshkrimin e tyre me ngjyra dhe veprime specifike.

Ajo çfarë e bën Inceptopn V3 kaq efektiv nuk është vetëm aftësia për të identifikuar objekte individuale në një foto, por gjithashtu i ndërlidh ato.

google-ai-photo-caption-840x548Këto rezultate u arritën nga puna e shumë individëve që titronin qindra mijëra foto, dhe pastaj këto të dhëna iu ushqeheshin TensorFlow. Edhe pse algoritmi do të ripërdorë titrime të prodhuara nga njerëzit nëse imazhi është i ngjashëm sa duhet, ai gjithashtu do të prodhojë përshkrimet e vet kur prezantohet me diçka të re.

Google ka liruar modelin më të fundit të TensorFlow në shpresa se zhvilluesit do të marrin çfarë ato kanë punuar deri më tani dhe të ecin me të. (PCWorld Albanian)

Inteligjenca artificiale TensorFlow e Google shënon një efikasitet rekord 93.9 %
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)