Inteligjenca artificiale shpëton jetën e një gruaje, identifikon sëmundjen

Publikuar më: 07-08-2016

cancer-1200x600Nëse ju duheshin prova se inteligjenca artificiale është mes nesh zyrtarisht, ky artikull duhet tu mjaftojë. Raportohet se një sistemi i inteligjencës artificiale ka shpëtuar jetën e një gruaje japoneze duke identifikuar saktësisht sëmundjen e saj.

Kjo është e shquar pasi, për disa kohë, sëmundja e saj ishte e identifikuar duke përdorur metodat tradicionale, dhe kishin ngecur. Identifikimi përmes sistemit në fjalë lejoi doktorët të zhvillonin një kurë për gruan në fjalë, duke shpëtuar jetën e saj.

Çelësi i suksesit është aftësia e inteligjencës artificiale për të marrë sasi të madhe të dhënash dhe ta analizojë atë me shpejtësi. Kjo është diçka që mjekët fatkeqësisht nuk munden ta bëjnë vetë (ose të paktën nuk munden ta bëjnë me aq saktësi dhe efektivitet). Sistemi shikoi informacionin gjenetik të gruas dhe e krahasoi atë me 20 milion studime onkologjike klinike.

Fillimisht, gruaja ishte diagnostikuar, dhe trajtuar për leucemi myeloid akute; megjithatë, ajo dështoi t’i përgjigjej metodave tradicionale të trajtimit, gjë e cila i hutoi doktorët. (PCWorld Albanian)

Inteligjenca artificiale shpëton jetën e një gruaje, identifikon sëmundjen
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)