Lajmet

Inteligjenca Artificiale që lexon buzët “më mirë se njerëzit”

Nov 10 2016
0 Shpërndarje

_92323828_thinkstockphotos-614733294Shkencëtarët në Universitetin e Oxford kanë zhvilluar një makinë që mund të lexojë buzët më mirë se njerëzit.

Sistemin i inteligjencës artificiale – LipNet – shikon video të një personi që po flet dhe vendos tekstin sipas lëvizjeve të gojës së tyre me një saktësi prej 93%, thanë hulumtuesit. Automatizimi i këtij procesi mund të ndihmojë miliona vetë, sugjeruan ato. 

Por ekspertët thonë se sistemi ende duhet të testohet në situatat të jetës së përditshme.

Leximi i buzëve është një biznes tejet i ndërlikuar, me profesionistë të cilët janë në gjendje të dëshifrojnë çfarë po thotë dikush vetëm me një saktësi prej 60%.

Ato thanë se sistemit AI iu mundësuan fjali të plota që të mund të mësonte cila shkronjë i korrespondonte një lëvizje të caktuar të buzëve.

Për ta trajnuar AI, ekipi – nga laboratori AI i Universitetit të Oxford – i ushqeu pothuajse 29,000 video, të titruara me tekstin e saktë. Secila video ishte 3 sekonda e gjatë dhe ndiqte një sekuencë të ngjashme gramatikore.

Ndërkohë që testuesti njerëzor të cilëve iu dhanë të njëjtat video patën një përqindje gabimi prej 47.7%, Ai e kishte vetëm 6.6%.

Fakti që AI mësoi nga videot e trajnimit të specialistëve çoi në kritika të shumta në Twitter, kundër kërkimit.

Tags >

AI
Lajmet e fundit>