Harduer

Intel zbuloi gjeneratën e re të mini kompjuterave Compute Stick me proçesorë Skylake

Jan 7 2016
0 Shpërndarje
Intel zbuloi gjeneratën e re të mini kompjuterave Compute Stick me proçesorë Skylake

DSC02765-980x653Intel Compute Stick është mini kompjuteri revolucionar në madhësinë e një usb-je i cili nuk i shpëtoi dot kritikave edhe pse synonte inovacion. Kritikët ankoheshin për harduerin inferior që përmbante ndërsa gjatë evenimentit CES 2016, Intel tregoi se kritikat i kishte marrë shumë seriozisht.

Gjigandi i mikroçipeve prezantoi tre modele të reja të Intel Compute Stick duke afirmuar më tej synimet e kompanisë në këtë sektor. Ndër tre versionet, modeli bazë akoma fuqizohet nga një proçesor me fuqi të ulët Intel Atom duke ruajtur pothuajse të njëjta specifika harduerike me paraardhësinë. Dy modelet e tjera vinë me proçesorë më të fuqishëm të arkitekturës Skylake, njëri me Core M3-6Y30 dhe tjetri me Core M5-6Y57.

DSC02748-980x653Modeli Atom përmban një proçesor katër bërthamësh X5-Z8300, 2GB RAM DDR3 dhe 32 GB memorje të brendshme. Por versioni i ri zëvendëson kartën e rrjetit wireless Realtek me një ndërtuar nga vetë Intel. Gjithashtu version i ri sjell një portë shtesë USB 3.0 krahas portës 2.0.

Sa i përket modeleve me proçesor Skylake Core M, Intel ka rezervuar disa gjëra interesante. Për shembull, që të dy modelet do të kenë 4GB RAM DDR3, 2 porta USB 3.0 dhe një portë USB-C. Grafikat e integruar Intel HD 515 sipas Intel mund të pasqyrojnë video 4K me frekuencë 30 Hz.

Po kostoja? Sigurisht që modeli Intel Atom do të qëndrojë në po të njëjtin rang çmimi me paraardhësin. Kostoja e tij është 159 dollar së bashku me sistemin operativ. Por modelet Core M3 dhe M5 është një histori tjetër. I pari do të kushtojë 300 dollar së bashku me Windows-in ndërsa i dyti plot 500 dollar. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>