Intel zbuloi 27 proçesorë të rinj Xeon bazuar në arkitekturën Broadwell

Publikuar më: 01-04-2016

intel-xeon-5500-rm-engProçesorët Intel për konsumatorët kanë në përbërje kryesisht dy ose katër bërthama por një proçesor serveri i tejkalon këto kufinjë deri diku imagjinar. Rast konkret është është linja e proçesorëve për të cilin është dedikuar artikulli i sotëm: Intel Xeon E5-2600v4 bazuar në arkitekturën Broadwell me frekuencë 2.2 Ghz dhe plot 22 bërthama.

Dy proçesorët më të fuqishëm të kësaj linje, Xeon E5-2699v4 dhe Xeon E5-2698v4, njëri 22 bërthamësh tjetri 20 bërthamësh ofrojnë fuqi më të lartë kompjuterike sesa modelet e vjetra Haswell të cilët në rastin më unik kishin 18 bërthama.

Linja e plotë e kësaj serie proçesorësh është e publikuar më poshtë ku janë përfshirë plot 27 të tillë që variojnë nga 4, 6, 8, 10, 12, 14, 16 dhe 18. Termi “v4” tregon se të gjithë proçesorët e kësaj linje janë bazuar në arkitekturën Broadwell e cila realisht duhej ti përkistë të kaluarën për shkak të arkitekturës së re Skylake.

Që të gjithë janë ndërtuar mbi arkitekturën 14 nanometër të cilët duhet të ofrojnë performancë edhe efikasitet ekstra krahasuar me modelet 22 nanometër Haswell. (PCWorld Albanian)

Intel zbuloi 27 proçesorë të rinj Xeon bazuar në arkitekturën Broadwell
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)