Intel tërhiqet nga biznesi i sigurisë kibernetike, në bisedime për shitjen e McAfee

Publikuar më: 27-06-2016

http-%2F%2Fcom.ft.imagepublish.prod.s3.amazonawsGjigandi i prodhimit të proçesorëve kompjuterikë Intel po konsideron një shitje të biznesit të sigurisë kompjuterike raportoi Financial Times. Sipas raportit, kompania është në bisedime bankat e saj për shitjen e Intel Security i njohur më parë McAfee.

Intel e bleu McAfee në 2011-tën, një marrëveshje e cila i kushtoi 7.7 miliard dollar. Shitja e këtij biznesi mund të rezultojë në një nga marrëveshje më të mëdha në historinë e sigurisë kibernetike. Intel e riemëroi këtë biznes në Intel Security duke ruajtur emërtimin McAfee për disa prej produkteve të saj.

Gjatë muajit Prill Intel lajmëroi për largime nga puna të 12,000 punojësve në përpjekje për të rivlerësuar praktikat e biznesit të kompanisë me një fokus të veçantë tek proçesorët, qendra e të dhënave dhe internetit të gjërave.

Kjo strategji e re e Intel mendohet të jetë ndikuar së shumti nga rënia e vazhdueshme e industrisë së kompjuterave personal, një sektor i cili një dekadë më parë fuqizoi bujshëm pozitat financiar të Intel.

Blerja e McAfee nga Intel sinjalizoi rritje të sigurisë së proçesorëve të kompanisë me aftësinë për të gjurmuar maluerët në nivele më të larta. (PCWorld Albanian)

Intel tërhiqet nga biznesi i sigurisë kibernetike, në bisedime për shitjen e McAfee
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)