Lajmet

Intel shton më shumë “kuaj fuqi” në procesorin më të fuqishëm të kompanisë, Xeon E5-2699 v4

Nov 16 2016
0 Shpërndarje
Intel shton më shumë “kuaj fuqi” në procesorin më të fuqishëm të kompanisë, Xeon E5-2699 v4

gmc_16_01_broadwellphotography_e5_angle_cmyk_white-100692869-largePerformanca e procesorëve filloi të injorohej prej vitesh por ndërsa AMD synon ti japë prioritet këtij aspekti me teknologjinë e re Zen, në të njëjtën kohë ka zgjuar edhe gjigandin Intel.

Procesori më i shpejtë i serverave, Xeon E5-2699 v4, ka 22 bërthama. Intel ka menduar të hedhë më shumë kuaj fuqi në këtë precesor me një variant të ri, Xeon E5-2699A v4 i cili do të jetë 5% më i shpejtë.

5% mund tu duken pak por nuk është e vërtetë nëse mendoni për ato servera që kanë mijëra procesorë të tillë. Konkretisht një server me katër fole mund të mbajë deri në 88 bërthama dhe e thënë më thjeshtë kemi 20% rritje të performancës.

Procesori i ri mund të shfrytëzohet edhe në krijimin dhe përpunimin e përmbajtjeve të realitetit virtual. Është i bazuar Broadwell dhe rritjet e performancës vinë kryesisht nga arkitektura 14 nanometër.

Xeon E5-2699A v4 ka një frekuencë 2.4 Ghz dhe depo L3 prej 55MB. Aktualisht Intel dominon tregun e procesorëve të serverave me 90%.

Por konkurrentët po rriten dukshëm. Kompjuteri më i fuqishëm në botë, TaihuLight, fuqizohet nga një procesor i prodhuar nga vetë Kinezët ndërsa ARM do të kontribojë në ndërtimin e superkompjuterit më të fuqishëm Japonez së bashku me Fujitsu. (PCWorld Albanian)

Tags >

intelXeon
Lajmet e fundit>