Harduer

Intel: Proçesorët grafik të integruar po arrijnë performancën e grafikave të jashtme

Jan 12 2016
0 Shpërndarje
Intel: Proçesorët grafik të integruar po arrijnë performancën e grafikave të jashtme

intel-core-i7-4750hqAdhuruesit e video lojërave nuk do të kenë më nevojë për një kartë grafike të jashtme tha Zv. Presidenti dhe Menaxheri i përgjithshëm i Intel, Gregory Bryant.

Gjatë një forumi të J.P Morgan në evenimentin CES, ai tha se “Jemi përmirësuar 30 herë përgjatë 5 viteve të fundit.” Sipas tij, grafikat e integruara Iris dhe Iris Pro që vinë me gjeneratën e gjashtë të proçesorëve Intel performojnë më mirë se 80 % e grafikave të jashtme.

Këto proçesorë të rinj grafikë janë të aftë të luajnë video në 3 monitorë me rezolucion 4K njëherazi. Ndërkaq që nuk mund të mohohet ky përmirësim i dukshëm i Intel, konkurrenti i betuar i kompanisë, AMD ka bërë punë më të mirë në këtë drejtim sidomos në shfrytëzimin maksimal të përfitimeve që vinë nga integrimi CPU-GPU.

AMD, kompani e cila prodhon karta grafike diskrete, ka arritur të implementojë teknologjinë e këtij të fundit edhe në grafikat e integruara.

Sigurisht që entuziastët duhet të synojnë grafikat e jashtme të AMD dhe Nvidia për lojëra si Crysis dhe Witcher. Edhe realiteti virtual kërkon fuqi grafike të ngjashme. (PCWorld Albanian)

Tags >

intel
Lajmet e fundit>