Intel prezantoi proçesorin e parë desktop me 10 bërthama, Core i7-6950X

Publikuar më: 31-05-2016

3_678x452Intel ka prezantuar proçesorin e  parë me 10 bërthama për desktopët i cili ka marrë formën e Core i7-6950X dhe falë teknologjisë “HyperThreading”, 20 proçesorë logjikë do të shfaqen në sistemet operative.

Intel gjithashtu solli edhe tre modele të tjera: Core i7-6900K me tetë bërthama dhe Core i7-6850K dhe i7-6800K me gjashtë bërthama secili.

Core i7-6950X ka një frekuencë bazë 3 Ghz, 25 MB depo, mbështetje për katër kanale RAM DDR4-2400, 40 linja PCI-E dhe çmim 1,569 dollar. Krahasuar me tre modelet e tjera proçesori në fjalë ka frekuencën më të ulët të funksionimit por numrin më të lartë të bërthamave dhe frekuencat Turbo janë përmirësuar gjithashtu.

intel-broadwell-e-familyNdërsa fillojmë të shtojmë bërthamat, ulim frekuencën. Kjo është si rezultat i rritjes së konsumit të energjisë,” u shpreh Frank Soqui, menaxher i përgjithshëm për produktet desktop pranë Intel. Sipas tij proçesorët e rinj të arkitekturës Broadwell-E vinë me gjeneratën e tretë të teknologjisë së përshpejtimit të frekuencës e cila është 15 % më e lartë se gjeneratat e kaluara.

Këto proçesorë janë të bazuar në arkitekturën 14 nanometër dhe mund të përdoren vetëm në bordet me fole LGA2011-V3. Gjithashtu një përditësim i BIOS-it është i nevojshëm që të shfrytëzohet teknologjia Turbo Boost 3.0.

Sipas Intel gjenerata e re e proçesorëve Extreme sjellin 25 % më shumë performancë në editimin e videove dhe 35% më shumë në pasqyrimin e grafikave 3D. (PCWorld Albanian)

Intel prezantoi proçesorin e parë desktop me 10 bërthama, Core i7-6950X
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)