Intel prezantoi një tjetër proçesor të fuqishëm, modelin me 24 bërthama Xeon 8890v4

Publikuar më: 06-06-2016

xeon-e7v4-on-wafer-white-100664670-largeIntel vijon tu shtojë “kuaj fuqi” proçesorëve të saj dhe dita e sotme shënoi prezantimin e një proçesori 24 bërthamësh për kompjuterat e performancës së lartë.

Xeon E7-8890 është pjesë e familjes së proçesorëve Xeon E7-8800v4 të cilën Intel e prezantoi ditën e sotme. Ky proçesor i ri vjen vetëm një javë pasi prezantimi i proçesorit të parë 10 bërthamësh për desktopët zuri titujt kryesorë të lajmeve.

Proçesori 24 bërthamësh do të ketë destinacion serverat me 4 deri në 8 fole. Një sistem me tetë fole mund të ketë deri në 192 bërthama dhe mbështetje për 24TB RAM. Një sistem em 192 bërthama proçesorike mudn të arrijë një çmim prej 165,000 dollar.

Afro 18 prodhues të shquar të serverave po përgatiten të sjellin proçesorët e rinj të Intel në produktet e tyre. Lenovo dhe Dell janë dy prej tyre të cilët planifikojnë të implementojnë deri në 32 fole me 768 bërthama proçesorike.

Por të rikthehemi tek ajo çfarë Intel solli ditën e sotme. Plot shtatë proçesorë të rinj debutuan me bërthama 4 deri në 24. Këto proçesorë do të zëvendësojnë familjen Xeon E7 v3 të cilët u prezantuan vitin e kaluar dhe përmbanin deri në 18 bërthama.

Modeli me 24 bërthama ka një frekuencë 2.2 Ghz, depo 60MB dhe konsumon 165 vat. Frekuenca e proçesorëve të tjerë varion mes 2.1 Ghz deri në 3.2 Ghz, depoja mes 45MB deri në 60MB dhe konusmi mes 140 vat deri në 165 vat. (PCWorld Albanian)

Intel prezantoi një tjetër proçesor të fuqishëm, modelin me 24 bërthama Xeon 8890v4
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)