Intel prezantoi Kaby Lake, arkitekturën e procesorëve të gjeneratës së 7-të

Publikuar më: 31-08-2016

10-1440x810Modeli “tik-tok” i Intel mund të ketë vdekur, por industria e kompjuterat vijon të jetë e uritur për harduerë të rinj çdo vit. Një pjesë e madhe e modeleve të kompjuterave përditësohen çdo vit dhe kjo do të thotë se Intel duhet të ndërtojë diçka të re.

Kaby Lake u shfaq së pari në axhendat e kompanisë në 2015-tën, pikërisht atëherë kur Intel e kuptoi se nuk mund të ndërtonte në kohë arkitekturën Cannonlake prej 10 nanometër. Me Kaby Lake nuk ka ndryshuar pothuajse asgjë sepse Intel vijon të shfrytëzojë një version të përmirësuar të arkitekturës 14 nanometër. Ndryshimet do të jenë të pakta dhe thjesht do ti shërbejnë politikave të tregut.

tiktokIntel do të fillojë lançimin e procesorëve Kaby Lake në valë të ndryshme. Ditën e djeshme kompania prezantoi gjashtë modele me dy bërthama dhe fuqi të ulët për laptopët e hollë dhe të lehtë. Sistemet e para kompjuterike do të mbërrijnë në Shtator dhe evenimenti IFA është destinacioni i duhur. Desktopët e performancës së lartë me grafikat Iris nuk do të mbërrijnë përpara Janarit dhe përpara konferencës CES.

Mos prisni shumë

Në 2014-tën kur arkitektura 14 nanometër Broadwell e Intel përjetoi vonesa, një linjë procesorësh të rifreskuar me frekuenca më të larta Haswell ishin shpëtimi i kompanisë. Sot Kaby Lake po shfrytëzohet nga Intel për të njëjtin qëllim.

Së pari asnjëri prej procesorëve mobil të prezantuar nuk përmbajnë çipe të rinj që do të thotë se konsumatorët do të kenë po të njëjtat teknologji dhe opsione si më parë. Çipet e serive 100 do të jenë më adekuat por do tu mungojnë portat USB 3.1 të gjeneratës së dytë dhe portat Thunderbolt.

7th-gen-Y-seriesPër më tepër mungesa e ndryshimeve madhore do të thotë se procesorët Skylake do të vijojnë të ngelet një opsion joshës për konsumatorët. Veçoria më e reklamuar e Kaby Lake është një eksperiencë 4K e përmirësuar. Të gjithë modelet e procesorëve Kaby Lake me grafika të integruara do të mbështetin akselerimin harduerik të dëshifrimit të videoeve 10-bit HEVC/H.265. Me thjeshtë, mbështetja e akselerimit harduerik të disa kodeksëve të caktuar do të thotë se grafikat do të përpunojnë të gjitha proceset pa ngarkuar procesorin. Kjo jo vetëm që vë në funksion vetëm një pjesë të grafikave por liron bërthamat procesorike për të kryer funksione të tjera.

HDMI 2.0 dhe HDCP 2.2 do të mbështeten që do thotë se eksportimi i videove 4K në 60 frekuenca në sekond në një ekran të jashtëm me anë të një kablli HDMI është terësisht i mundur. Versioni maksimal i portave të ekranit që do të mbështeten ngelet ai 1.2.

7th-gen-U-series

Përmirësimi më i madh i këtij procesori në aspektin e arkitekturës është ajo që Intel e quan 14nanometër+. Kompania nuk ofroi detaje për këtë por rishtazi foli për kanale tranzistorësh të përmirësuar. Ky ndryshim, të paktën në teori, do e përmirësojë performancën e procesorëve Kaby Lake me 12 % thotë Intel.

Megjithatë shpejtësia e procesorëve ndikohet së shumti nga rritja e frekuencës dhe jo arkitektura. Intel ka premtuar 12-19% më shumë performancë krahasuar me Skylake.

Intel ka një problem me emërtimin

Lançimi i ditës së sotme përfshin gjashtë procesorë nga seritë Y dhe U. Ajo që bie më shumë në sy është pikërisht mungesa e vendosmërisë së Intel. Është hera e tretë që kompania po ndryshon emërtimin e procesorëve. Broadwell u referohej procesorëve të serive Y 4.5 vat si Core M. Arkitektura Skylake krijoi diferencat e para për të zgjeruar linjën në Core m3, m5 dhe m7. Ndërsa Kaby Lake kthehet pas duke ruajtur Core m3 dhe rikthyer Core m5 në Core i5 dhe Core m7 në Core i7.

Pavarësisht ndryshimit të emërtimit, procesorët Kaby Lake të serive Y identifikohen lehtësisht nga fuqia e tyre prej 4.5 Vat. Paisjet të cilat do të fuqizohen nga këto procesorë janë laptopë pa sisteme ventilimi, hibridë 2n1 dhe kompjutera në formën e USB-ve.

vitinëvit

Seritë U të procesorëve ngelen për përdorim të përgjithshëm të cilët do të implementohen gjerërisht në laptopët 500 dollarësh si Dell XPS 13 apo HP Spectre 13. Seritë U do të ruajnë emërtimet Core i3, i5 dhe i7.

Të gjitha modelet e procesorëve të prezantuar dje kanë një numër modeli 7000 krahasuar me 6000 për Skylake dhe 5000 për Broadwell. Pothuajse të gjithë procesorët do të kenë përmirësime të frekuencës së përpunimit. Nga viti në vit, edhe sikur të ndërrohej arkitektura, përmirësimi në performancë do të ishte mes 10-15% në terësi. Kaby Lake, me rritje frekuence nga 8-11% i qëndron kësaj strategjie.

Përmirësimet më të larta vinë nga frekuenca Turbo nga 13% deri në 16% më shumë frekuencë. Në letër Kaby Lake është një procesor më i shpejtë sesa paraardhësi, por si do të sillet në një laptop me dizajn specifik apo gjatë punës suaj?

Së shpejti

Linja e procesorëve Kaby Lake do të zgjerohet me procesorët e parë desktop me katër bërthama të cilët do të godasin tregjet në 2017-tën. Këto procesorë do të kenë çipe të rinj por do të funksionojnë edhe në çipet e serive 100 pas një përditësimi të BIOS-it.

Nëse doni të blini një kompjuter të ri, por jo sot, atëherë sikur të prisnit për Kaby Lake edhe ca ditë do të ishte një sakrificë e vlefshme. Por nëse e keni blerë një kompjuter me procesor Skylake dhe nuk jeni aq të dhënë pas përmbajtjeve 4K, Kaby Lake ka shumë pak për të ofruar për ju. (PCWorld Albanian)

Intel prezantoi Kaby Lake, arkitekturën e procesorëve të gjeneratës së 7-të
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)