Intel prezantoi 8 modele të reja proçesorësh të arkitekturave Broadwell dhe Skylake

Publikuar më: 29-12-2015

intel-processors (1)Në këtë momente heshtjeje të industrisë së teknologjisë, Intel ka zgjedhur të prezantojë disa proçesorë kompjuterikë përpara evenimentit CES 2016 ku besohet se gjigandi të hedhë dritë mbi proçesorin e parë 10 bërthamësh dhe arkitekturën KabyLake.

Familjes së proçesorëve Broadwell dhe Skylake i shtohen 8 proçesorë të rinj për desktopët dhe laptopët. Më të rëndësishëm janë modelet desktop Core i3-6098P dhe Core i5-6402P.

Gërma “P” do të thotë se proçesorët nuk përmbajnë një çip grafik të integruar. Kjo lëvizje e Intel mbase është realizuar duke pasur në konsideratë qasjen e konsumatorëve drejt kartave grafike diskrete në kërkim të një performance më të lartë.

Core i3-6098P ka në përbërje 2 bërthama me frekuencë 3.6 Ghz ndërsa Core i5-6402P është proçesor katër bërthamësh me frekuencë 2.8 Ghz. Modeli i5 zotëron një depo memorje 6MB, dyfishin e i3 dhe kushton 182 dollar ndërsa i3 vetëm 117 dollar.

Sa i përket modeleve të tjera kemi të bëjmë me katër modele proçesorët Core i5 dhe i7 për laptopët dhe paisjet mobile. Dy prej tyre janë të arkitekturën Broadwell, Core i5-5200DU dy bërthama me frekuencë 2.2 Ghz dhe kosto 281 dollar dhe Core i7-5500DU dy bërthama me frekuencë 2.4 Ghz dhe kosto 393 dollar.

Çifti i proçesorëve Skylake përbëhet nga Core i5-6198DU me dy bërthama dhe frekuencë 2.3 Ghz dhe Core i7-6498DU me dy bërthama dhe frekuencë 2.5 Ghz.

Për ta mbyllur janë dy proçesorë 15 vat Celeron për sistemet mobile. Celereon 3855U ka dy bërthama me frekuencë 1.6 Ghz dhe Celeron 3955U me dy bërthama po ashtu e frekuencë 2.0 Ghz. (PCWorld Albanian)

Intel prezantoi 8 modele të reja proçesorësh të arkitekturave Broadwell dhe Skylake
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)