Intel përgatitet të sjellë një tjetër gjeneratë të proçesorëve Pentium dhe Celeron

Publikuar më: 14-04-2016

intel-chip-100653007-galleryEdhe pse proçesorët Intel Core dominojnë sot tregun e kompjuterave, kompania nuk ka ndërmend të heqë dorë nga markat Pentium dhe Celeron. Prodhuesi i njohur i proçesorëve do të prezantojë së shpejti një gjeneratë të re të proçesorëve Pentium dhe Celeron me emrin e koduar Apollo Bay nga gjysma e dytë e 2016-tës.

Këto proçesorë të rinj do të jenë prezent në desktopët dhe laptopët me kosto të ulët bazuar në arkitekturën Goldmont të cilën e shfrytëzojnë edhe proçesorët me fuqi të ulët, Atom. Apollo Bay do të sjellë performancë më të lartë proçesorike dhe grafike shoqëruar nga jetëgjatësi më e lartë e baterisë u shprehën ekzekutivët e Intel gjatë një forumi mbajtur në Kinë.

Në të shumtën e rasteve kompjuterat me kosto të ulët fuqizohen pikërisht nga kjo linjë proçesorësh. Apollo Bay do të jetë pasardhësi i modeleve N3000 Pentium dhe Celeron të cilët janë njohur ndryshe si Braswell. Pritet që Intel gjithashtu të prezantojë proçesorë të rinj Core bazuar në arkitekturën Kaby Lake. (PCWorld Albanian)

Intel përgatitet të sjellë një tjetër gjeneratë të proçesorëve Pentium dhe Celeron
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)