Intel nxori në shitje gjashtë proçesorë të rinj Core i7 dhe Xeon për laptopët

Publikuar më: 26-01-2016

intel-skylake-core-i7-6700k-100638265-galleryIntel ka nxjerrë shitje proçesorët e rinj me arkitekturën Skylake dizenjuar për laptopët. Kjo do të thotë se në treg së shpejti do të gjeni laptopët më të fuqishëm aktualisht.

Proçesorët e rinj bëjnë pjesë në linjën Core i7 dhe Xeon. Më i shpejti, Core i7-6970HQ, ka një frekuencë 2.8 Ghz  dhe kushton 623 dollar. Të tjerët janë Core i7-6870HQ dhe Core i7-6770HQ.

Aktualisht këto janë proçesorët më të shpejtë për laptopët. Megjithatë kjo do të ndryshojë sapo Intel të zbulojë linjën “Extreme” të bazuar në Skylake. Ndërsa në lidhje me proçesorët Xeon, Intel prezantoi vitin e shkuar dy të tillë ndërsa sot këtij grupi i bashkohen edhe tre të tjerë. Xeon E3-1575M ka në përbërje katër bërthama me frekuencë 3 GHz dhe kushton 1,207 dollar. (PCWorld Albanian)

Intel nxori në shitje gjashtë proçesorë të rinj Core i7 dhe Xeon për laptopët
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)