Intel në heshtje prezantoi arkitekturën e procesorëve me fuqi të ulët, Apollo Lake

Publikuar më: 03-09-2016

Badge-pentium-800x800Intel përqendroi të gjitha forcat në arkitekturën e procesorëve Kaby Lake për evenimentin IFA i cili po mbahet në Berlin në datat 2-7 Shtator. Por këto procesor do ti provoni vetëm nëse blini një laptop të rangut mesëm dhe të lartë.

Kompania ka menduar edhe për laptopët e rangut të ulët megjithëse përmirësimet që po vinë në procesorët Celeron dhe Pentium po kalojnë pothuajse në heshtje të plotë. Anandtech ka detajet e modeleve më të fundit me arkitekturën 14 nanometër quajtur “Apollo Lake”. Kjo e fundit do të zëvendësojë arkitekturën Braswell.

Në total janë gjashtë procesorë të rinj, tre të serisë J për desktoë dhe tre të serisë N për laptopët. Specifikat e secilit prej tyre do ti gjeni në tabelën mëposhtë.

2

Procesorët e vjetër Braswell u implementuan kryesisht në mini desktopët dhe laptopët me kosto nën 300 dollar, prandaj edhe Apollo Lake do të shërbejë në të njëjtën mënyrë. Në të kaluarën kemi parë laptopë Windows dhe Chromebook të biejnë deri në 150 apo 200 dollar vitet e fundit dhe kjo ishte e mundur falë procesorëve me kosto të ulët Atom.

Të tillë procesorë u ofruan nga Intel edhe në telefonë dhe tabletë por që mëpas u tërhoqen nga tregu. Celeron dhe Pentium janë këtu për të zëvendësuar performancën mediokër që ofronin procesorët Atom në laptopët me kosto të ulët që datojnë nga 2008-ta. (PCWorld Albanian)

Intel në heshtje prezantoi arkitekturën e procesorëve me fuqi të ulët, Apollo Lake
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)