Intel lançon familjen e re të proçesorëve, Broadwell-H

Publikuar më: 02-06-2015

screenshot-2015-06-01-23.05.11-100588580-large

Ndërkohë që bota pret për gjeneratën e re të çipave Skylake, kompania Intel zgjedh të lançojë gjeneratën e fundit të linjës Core, proçesorët Broadwell-H të destinuar për tu përdorur në desktop dhe laptop. Intel debutoi me 10 proçesor të rinj Broadwell-H të njohur ndryshe si familja Intel Core i7 -5xxx.

Pjesa më e madhe e çipave përfshinin grafikat e reja Intel Iris Graphics 6200 të cilat sipas Intel ofrojnë dyfishin e kualitetit të grafikave paraardhësve. Kompania premtoi se këto grafika do të jenë të disponueshme në afatin kohor prej 30-60 ditë në vijim.

Seria e re e proçesorëve të lançuar përfshin çipa të tipit 47 dhe 65 watt të cilët kanë specifika të ndryshme. Intel deklaroi se modeli Core i7-5775C i shoqëruar nga Iris Pro 6200 do të jetë dyfish më i shpejtë në grafika se i7-4790S, 35% më i shpejtë në bisedat me video dhe 20% më i shpejtë në përformancën e përgjithshme. Ndërsa për proçesorët mobil mund t’ju themi se përmirsimet do të jenë më modeste. Intel ka premtuar se proçesorët e rinj do t’ju ofrojnë një eksperiencë të paharrueshme dhe atyre të apasionuarve pas lojrave. Por pavarësisht përmirsimeve që sjellin këto proçesor të rinj, të gjithë janë duke pritur për modelet Skylake dhe vonesat po ja sosin durimin publikut. (PC World Albanian)

Intel lançon familjen e re të proçesorëve, Broadwell-H
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)