Intel heq dorë nga telefonët inteligjentë dhe tabletët me largimin e proçesorëve Atom

Publikuar më: 02-05-2016

intel_atom_clover_trail_z2760-100049281-largeIntel është pranë largimit nga tregu i telefonëve inteligjente dhe tabletëve, duke shkuar dëm miliarda dollar të shpenzuara në këtë drejtim. Kompania njoftoi anulimin e prodhimit të proçesorëve Atom, me emrin e koduar Sofia dhe Broxton, dizenjuar për paisjet mobile.

Këto janë produktet e para që do të tërhiqen nga tregu si pjesë e planeve të Intel për të ristrukturuar operacionet e kompanisë pas largimit nga puna të 12,000 punojësve.

Intel gjithashtu po largon nga tregu linjën Atom X5 për tabletët të cilët do të zëvendësohen nga proçesorët Pentium dhe Celeron. Një pjesë e madhe e prodhuesve kanë zgjedhur proçesorët e arkitekturët Skylake, Intel Core M përkundër atyre Atom në hibridët 2n1.

Strategjia e Intel në botën mobile tani është e lidhur ngushtë me 5G-në. Këto rrjete të së ardhmes do të ofrojnë shpejtësi transmetimi 100 herë më të lartë sesa 4G-ja. Angazhimi i Intel me 5G është në atë masë që ishte me teknologjinë Centrino Wireless në 2003 që shërbeu si standart për implementimin e gjërë të Wi-Fi tek laptopët.

Në lidhje me të ardhmen e Atom, Interneti i Gjërave ngelet një opsion serioz dhe pse jo të shohim proçesorët në fjalë të bëhen pjesë e sensorëve dhe veshjeve elektronike. (PCWorld Albanian)

Intel heq dorë nga telefonët inteligjentë dhe tabletët me largimin e proçesorëve Atom
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)