Intel hedh në treg proçesorët e parë Core i5 dhe Core i7 me arkitekturën Skylake

Publikuar më: 05-08-2015

INTEL-core-6gen.0.0

Debutimi i Windows 10-tës duket të ketë qenë në vëmendje të Intel, ku ky i fundit hodhi në treg dy proçesorë të rinj. Intel Core i7-6700K dhe Core i5 6600K janë të parët proçesorët të gjeneratës së gjashtë njohur ndryshe me pseudonimin Skylake. Proçesorët janë ndërtuar për entuziastët e performancës dhe kanë një frekuencë 4 Ghz dhe 3.5 Ghz respektivisht.

Një çip i ri së bashku me një fole të re proçesori LGA1151 do të shoqërojnë mikroarkitekturën Skylake. Kjo do të thotë se do të keni nevojë për një motherboard të ri nëse doni të shijoni teknologjinë më të fundit të Intel.

dd-pricing.0

Kostoja e modelit Core i7 do të jetë 350 dollar ndërsa Core i5 243 dollar. Që të dy kanë një fuqi 91 Wat. Ndryshe nga gjenerata Broadwell, proçesorët 14 nm Skylake kanë synim parësor uljen e konsumit të energjisë dhe rritjen e jetëgjatësisë së baterisë për paisjet portative.

Gjithashtu Intel premtoi se këto nuk do të jenë proçesorët e pare që mund të përshpejtohen (Overclocked) por një i tillë do të vijë edhe për laptopët. Kjo do të thotë se në të ardhmen do të shohim laptopët lojërash me të fuqishëm me sisteme më të sofistikuara ajrimi. (PCWorld Albanian)

Intel hedh në treg proçesorët e parë Core i5 dhe Core i7 me arkitekturën Skylake
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)