Intel do të ndihmojë Microsoft të zgjidhë problemin e baterisë në pajisjet Windows 10

Publikuar më: 27-07-2015

 

microsofts-terry-myerson-takes-the-stage-at-windows-10-eventSipas raporteve të deritanishme, Windows 10 mund të ketë një problem i cili shkakton një reduktim me 10% të jetës së baterisë së pajisjes.

PCWorld konfirmoi se do të jetë Intel, kompania e cila do të ndihmojë Microsoft në eleminimin e këtij problemi deri para debutimit të sistemit të ri operativ në 29 korrik. Në një deklaratë nga Intel u tha se aktualisht është duke u punuar për këtë problem dhe pritet që Windows 10 të harxhojë të njëjtin kapacitet baterie si Windows 8.1.

 

Sigurisht që ky konsumim i shpejtë i baterisë është zbuluar nga pjestarët e programit Windows Insider. Megjithatë mund të themi se çdo produkt i ri has probleme të tilla në fillimet e tij, e rëndësishme është që ato të korigjohen para se Windows 10 të mbërrijë tek konsumatorët. Përveç sistemit operativ në tërësi dhe Cortana është cilësuar si një funksionalitet i cili konsumon një pjesë të madhe të baterisë.

Përdoruesit duhet të jenë të ndërgjegjshëm që përdorimi i Cortana do të reduktojë ndjeshëm baterinë e pajisjes së tyre. Përdorimi i Cortana do të rrisë dhe përdorimin e CPU-së me 6%. Shpresojmë që Intel dhe Microsoft të bëjnë diçka për ta ndryshuar këtë. (PC World Albanian)

 

Intel do të ndihmojë Microsoft të zgjidhë problemin e baterisë në pajisjet Windows 10
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)