Intel dhe Micron prezantojnë një tip të re memorie 1000 herë më të shpejtë se NAND

Publikuar më: 29-07-2015

3d-xpoint-wafer-close-up-100598794-large

Ka mbërritur një tip i ri memorie e quajtur 3D XPoint e ndërtuar nga Intel në bashkpunim me Micron. Sipas kompanive, kjo memorie është 1000 herë më e shpejtë se memoria e sotme NAND.

3D XPoint u cilësua si inovacioni më i rëndësishëm i ndodhur në 25 vitet e fundit në fushën e teknologjisë. Ky tip i ri memorie do të hapë rrugën për mënyra të reja kompjuterizimi.

Rob Cooke, ekzekutiv i Intel u shpreh se bëhet fjalë për një memorie shumë të shpejtë por në të njëjtën kohë dhe të durueshme. Ai shtoi se njerëzit nuk duhet ta cilësojnë atë thjesht si një memorie të shpejtë por si një risi që do të pushtojë tregun teknologjik. Për shkak të shpejtësisë së lartë, 3D XPoint mund të funksionojë dhe si memorie kryesore dhe si dytësore, ajo mund të integrohet dhe me DRAM.

3dxpoint-100598796-large

Por duhet të kemi kujdes, 3D XPoint nuk mund të ngatërrohet me 3D NAND të prezantuar në muajin maj. 3D NAND do të thotë vetëm zgjerim i densitetit të NAND-it ekzistues.

3D XPoint është ende në fazat e hershme të zhvillimit, por shpresojmë që kjo risi të mbërrijë në treg vitin që vjen. Për të provuar se sa larg kanë arritur, Intel dhe Micron bënë një demostrim të 3D XPoint. Kjo memorie e re do të ndërtohet në Lehigh, Utah. Ende nuk kemi ndonjë informacion përsa i përket kostos, por logjikisht ajo duhet të jetë e lartë. E rëndësishme është se kjo memorie do të sjellë një mëyrë të re në dizejnimin e kompjuterave tradicional. (PC World Albanian)

Intel dhe Micron prezantojnë një tip të re memorie 1000 herë më të shpejtë se NAND
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)