Intel dhe Apple bashkojnë forcat për të ndërtuar proçesorin e iPhone 7

Publikuar më: 18-10-2015

An Apple iPhone 6 is seen on display at the Apple store on 5th Avenue in the Manhattan borough of New York CityIntel ka vënë në shërbim të Apple 1000 punojës të cilët do të ndërtojnë proçesorin e ri vitin e ardhshëm, Apple A10, proçesori i cili do të përmbajë modemin LTE 7360 ndërtuar nga Intel në fabrikat në Mynih të Gjermanisë.

Nga sa u tha më lart do të keni kuptuar se bëhet fjalë për proçesorin e telefonit të ardhshëm të Apple, iPhone 7. Apple po planifikon të integrojë në proçesorin e ardhshëm modemët LTE nga dy prodhues të ndryshëm: Intel dhe Qualcomm. Aktualisht, modemi Qualcomm 9X45 është pjesë e të gjithë proçesorëve të Apple iPhone 6S.

Intel ka nevojë për një “ushtri” të vogël punojësish që do ti kushtojnë rëndësi projektit të Apple kjo për vetë rëndësinë që ka për të ardhmen e Intel në botën mobile. Apple është një klient i cili prodhon një telefon shumë popullor dhe këtë Intel e di mësë miri.

Nga ana tjetër Intel në botën mobile vazhdimisht ka qenë nën hijen e Qualcomm i cili dominon këtë sektor. Prandaj kjo marrëveshje me Apple është jetike për Intel ashtu siç është kritike edhe vazhdimësia e produkti që do të dale nga ky bashkëpunim.

Të gjithë e dinë se Apple dizenjon vëtë proçesorët e saj të cilët prodhohen nga konkraktorë si në rastin e fundit: Samsung dhe TSMC. Intel çalon në këtë drejtim ndërsa aftësitë e Apple në dizenjimin e proçesorëve u panë para një muaji me integrimin e grafikave M9 me çipin A9.

Besojmë se Apple është tërhequr nga fakti se Intel po zhvillon proçesorë mbi arkitekturën 10 nm. Aktualisht, iPhone 6S dhe 6S Plus përmbajnë proçesorë 14 nm dhe 16 nm ndërtuar nga Samsung dhe TSMC respektivisht. (PCWorld Albanian)

Intel dhe Apple bashkojnë forcat për të ndërtuar proçesorin e iPhone 7
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)