Intel Compute Stick edicioni Ubuntu në shitje javën e ardhshme për 110 $

Publikuar më: 05-07-2015

Intel1Që nga java e ardhshme do të keni mundësi të blini një kompjuter desktop të cilin mund ta mbani në xhepin tuaj dhe funksionon me sistemin operativ Ubuntu.

Intel Compute Stick ka madhësinë e një usb-je të cilin mjafton ta lidhni me një monitor ose televizor dhe do të kuptoni se në xhepin tuaj kishit një desktop të vërtetë.

Versioni Windows u nxor në shitje këtë vit ndërsa versioni Ubuntu javën e ardhshme. E vetmja mangësi e versionit Ubuntu është se ka gjysmën e memorjes RAM dhe 1/4 e hapësirës për ruajtjen e të dhënave.

Specifikat:intel-compute-stick-pc-hdtv-windows-linux

  • Proçesor: Katër Bërthamësh Intel Atom Z3735F
  • Video: Grafika Intel HD
  • Memorja: 1GB DDR3 RAM
  • Hapësira: 8GB eMMC mbështetje për microSD
  • Ekrani: Portë HDMI 1.4
  • Audio: HD e Integruar, HDMI
  • Wireless: Bluetooth 4.0 dhe 802.11b/g/n Wi-Fi
  • Madhësia: 103mm x 37mm x 12mm

Ka goxha mosmarrëveshje në dakordësinë se ky kompjuter me vetëm 1 GB RAM mund të mbajë Ubuntu në gjëndje funksionale me një performancë të mirë. Madje edhe udhëzimet zyrtar sugjerojnë të paktën 2 GB RAM. Gjithashtu sistemin operativ Ubuntu zë 5GB nga 8 GB që ka gjithësej memorjes por që mund të shtohet duke përdorur një kartë microSD.

Nga ana tjetër drejtori i përgjithshëm i divizionit në shitjeve pranë Ubuntu tha se specifikat e ulëta të Intel Compute Stick për Ubuntu justifikohen me faktin se sistemi operativ kërkon më pak resurse kompjuterike për të funksionuar në gjëndje optimale.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe faktin se edicioni Ubuntu i Intel Compute Stick kushton 110 dollar ndërsa ai Windows 149 dollar. Po një tjetër mundësi është edhe blerja e një versioni Windows për ta zëvendësuar atë pastaj me Ubuntu. (PCWorld Albanian)

Intel Compute Stick edicioni Ubuntu në shitje javën e ardhshme për 110 $
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)