Intel bëhet pjesë e betejës kundër kancerit

Publikuar më: 24-08-2015

BN-JY604_DNA082_G_20150821164705Intel ka prezantuar Collaborative Cancer Cloud, një softuer i cili ka si qëllim të ndihmojë hulumtuesit e kancerit të shpërndajnë mes njeri tjetrit të dhënat mbi sëmundjen, imazhe dhe informacione mjeksore.

Në këtë mënyrë Intel pretendon të krijojë një platformë softuerike e cila me shumë mundësi do të bazohet dhe në harduerët e Intel. Pra Collaborative Cancer Cloud do të shëndrrohet në një burim të dhënash të cilat mjekët apo ekspertët mund ti shkëmbejnë me njeri tjetrin për të gjetur kështu një zgjidhje për këtë sëmundje.

Kjo lëvizje e Intel është e fundit në valën e përpjekjeve të kompanive teknologjike për tu bërë pjesë e fushës së mjekësisë. Sipas vëzhguesve po vjen moment i mjeksisë së personalizuar. Fusha e mjeksisë është në një periudhë ku mjekët përdorin të dhënat nga pajisjet inteligjente, apo nga softuerike specifik për të dalë në përfundime për sëmundje të caktuara. Kompani të tjera që kanë shfaqur hapur interesin e tyre në këtë fushë janë dhe Apple, Box, IBM dhe Samsung.

Intel ka pohuar se pikat më të forta të Collaborative Cancer Cloud janë siguria dhe privatësia. Qeveritë po forcojnë gjithnjë e më shumë ligjet dhe rregullat përsa i përket përdorimit të informacionit të pacientëve por vetëm disa qendra të dhënash dhe programe databazë i plotësojnë këto kushte. Intel ka në plan ta implementojë këtë strukturë softuerike në bashkëpunim me Oregon Health dhe Science University, nën një liçensë me burim të hapur. Kjo do të thotë që mjekët mund ti shpërndajnë dhe modifikojnë të dhënat falas. Sipas Intel, ky softuer pritet të jetë gati në vitin 2016. (PC World Albanian)

Intel bëhet pjesë e betejës kundër kancerit
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)