Integrimi i Skype me shërbimet e Microsoft mbërrin edhe në OneDrive

Publikuar më: 08-03-2016

skypeofficeonline-100648997-largeAsimilimi i Skype brenda universit të Microsoft vijon. Kështu shkruante portali simotër PCWorld.com për risinë më të fundit që vjen në shërbimin cloud OneDrive.

Duke filluar që nga dita e sotme, të gjithë do të keni mundësi të bashkëbisedoni me miqtë dhe kolegët e punës ndërsa jeni duke punuar në një prej aplikacioneve produktive online, njoftoi Microsoft. Në këtë listë përfshihen ueb aplikacionet e Kalendarit, Excel, OneNote, Outlook.com, PowerPoint, Sway dhe Word.

Lajmëruar që në muajin tetor, integrimi mes Office Online dhe Skype parimisht duhet të sjellë një ambjent më produktiv për konsumatorët online. Microsoft gjeti rastin të bënte me dije se integrimi i filluar kohë më parë mes Outlook.com dhe Skype kishte përfunduar dhe është i disponueshëm për të gjithë.

Elementi kyç i gjithë këtyre përpjekjeve është pikërisht shërbimi cloud OneDrive. Esencialisht ky shërbim është ai që u jep jetë aplikacioneve online të Office. Në praktikë, me shtesat e reja të ditës së sotme, dy ose më shumë kolegë të cilët po editojnë dokument online do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë në të njëjtën kohë. (PCWorld Albanian)

Integrimi i Skype me shërbimet e Microsoft mbërrin edhe në OneDrive
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)