Integrimi i Facebook nuk është më i disponueshëm për shërbimet e Microsoft

Publikuar më: 09-06-2015

facebookconnectintegrationTë gjitha produktet e Microsoft nuk do të jenë të afta të integrohen më me rrjetin social Facebook. Ishte Windows Central që raportoi këtë ndryshim, ku shërbimet e prekura do të jenë: Outlook.com Contacs, Calendar Sync, Aplikacionet Windows 8.x People dhe Calendar, OneDrive Oneline, Office 365 Outlook etj.

Në një artikull në uebfaqen e suportit të Microsoft Office u tha se Facebook Connect nuk është më i disponueshëm. Microsoft ia faturoi këtë një ndryshimi që është bërë nga Facebook në API-në e Graph.

Microsoft ka publikuar një artikull duke ofruar disa zgjidhje momentale për disa shërbime të cilat vareshin nga integrimi i Facebook Connect. Rrjeti social në fjalë, më parë kishte njoftuar se do të zëvendësonte Facebook Connect me protokollin Open Graph. Uebfaqja e zhvilluesve të Facebook Connect është larguar dhe nuk dihet përfundimi i saj. (PCWorld Albanian)

Integrimi i Facebook nuk është më i disponueshëm për shërbimet e Microsoft
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)