Instaloni aplikacionet Android në Windows me Remix Player

Publikuar më: 24-10-2016

remix-os-player-desktopDëshironi të përdorni aplikacionet Android në Windows? Njihuni me Remix OS Player, produkti më i fundit nga Jide Technology.

Remix OS Player virtualizon një version desktop të Android brenda sistemit operativ Windows. Esencialisht është një emulator Android i ngjashëm me BlueStacks por me një përjashtim: funksionon pothuajse me çdo aplikacion Android.

Zakonisht aplikacionet të tilla si Remix OS Play funksionojnë tmerrësisht keq. Për fat të mire metoda e Jide funksionon me një fluiditet dhe shpejtësi të shkëlqyer. Përshembull lojërat funksionojnë për mrekulli.

Kërkesat e sistemit

1. Procesor Intel Core i5
2. Windows 7 64Bit
3. Të paktën 8GB RAM
4. Afro 5GB memorje të lire
5. Virtualizimin e aktivizuar nga BIOS

Pasi të keni përfunduar instalimin, ju mund të përzgjidhni dy gjuhë: Anglisht dhe Kinezçe. Ndërfaqja e Remix ngjan me një desktop të vërtetë. Ka veçori si taskbar dhe menu Start në fund të ekranit. Për të aktivizuar integrimin e Google Play Store duhet të hapni menunë Start dhe të klikoni ikonën Play Store.

Nëse doni të provoni aplikacionet Android në Windows ky aplikacion ja vlen ta provoni. Për fat të keq Jide nuk ka zhvilluar një version të Remix OS Play për Linux. Për këtë qëllim BlueStacks është një alternative e mire. (PCWorld Albanian)

Instaloni aplikacionet Android në Windows me Remix Player
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)