Instagram sjell ridizenjim masiv të aplikacionit mobil në Android dhe iOS

Publikuar më: 12-05-2016

instagram-new-logo-100660561-largeNuk po ju gënjenë sytë sepse Instagram ka ndryshuar dramatikisht. Me përditësimin më të fundit në iOS dhe Android do të vëreni një logo të re dhe ndërfaqe të re të aplikacionit.

Në një postim në blog, drejtori i dizajnit Ian Spalter tha se kompania ka punuar në këtë ridizenjim masiv për modernizimin e aplikacionit. Logo retro tani është larguar dhe zëvendësuar nga një ikonë e rrafshët me elementë minimalë dhe ngjyra që variojnë nga e purpurta tek ngjyra portokalli.instagram-interface-100660564-large

Ndryshimet e aplikuara janë që të gjitha në aspektin e dizajni dhe asgjë nuk ka ndryshuar në strukturimin dhe navigimin e aplikacionit. Instagram është një trend ndërkombëtar i shquar i cili duhet të jetë i përditësuar me trendet më të fundit.

Ndryshimet në ndërfaqe sjellin më shumë fokus tek fotografia e cila qëndron në themel të filozofisë së shërbimit dhe aplikacionit. (PCWorld Albanian)

Instagram sjell ridizenjim masiv të aplikacionit mobil në Android dhe iOS
0 votes, 0.00 avg. rating (0% score)