Lajmet

Instagram përditëson aplikacionin për Windows 10 Mobile me veçorinë e zmadhimit të fotove

Sep 29 2016
0 Shpërndarje
Instagram përditëson aplikacionin për Windows 10 Mobile me veçorinë e zmadhimit të fotove

instagram-stories-1Diçka e rrallë por jo e pamundur. Instagram ka përditësuar aplikacionin mobil në Windows 10 duke shtuar një prej funksionaliteve më të kërkuara nga përdoruesit: zmadhimin e fotove dhe videoeve në rrjetin social.

Kjo veçori është e disponueshme në Android dhe iOS që prej një jave ndërsa rrjeti social e kishte premtuar për të gjitha platformat që nga 31 Gusht. Një nga ngërçet kryesore të përditësimeve të aplikacioneve është mungesa e një liste ndryshimesh por mund të konfirmojmë se është shtuar opsioni për fshehjen e komenteve që i gjykoni të papërshtatshme.

Nëse vini re ndryshime apo përmirësime të tjera na vini në dijeni me komentet tuaja. Gjithashtu ju njoftojmë se përditësimi do të marrë kohë për tu dërguar tek të gjithë përdoruesit. (PCWorld Albanian)

Tags >

Instagram
Lajmet e fundit>